E premte, 10.09.2010
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Publicitet
Duke e cilësuar plotësimin e këtij pyetësori si procesin me serioz të të gjitha përpjekjeve të Shqipërisë për integrim në BE, kryeministri Berisha ka njoftuar edhe për kohën që i është dashur administratës për plotësimin e pyetësorit, si dhe për potencialet e përdoruar për finalizimin e tij
Berisha: Pyetėsori dorėzohet nė prill



















Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, ka deklaruar se tashmë ka përfunduar plotësimi i pyetësorit të BE. Ndonëse ka nevojë për sqarime shtesë, pyetësori do t’i dorëzohet Komisionit Evropian gjatë muajit prill, ka thënë Berisha në mbledhjen e së martës të Komisionit Ndërministror për Integrimin.

Duke e cilësuar plotësimin e këtij pyetësori si procesin me serioz të të gjitha përpjekjeve të Shqipërisë për integrim në BE, kryeministri Berisha ka njoftuar edhe për kohën që i është dashur administratës për plotësimin e pyetësorit, si dhe për potencialet e përdoruar për finalizimin e tij.

“Sot jemi mbledhur në takimin përfundimtar të Komitetit Ndërministror për Integrimin lidhur me përgjigjet e pyetësorit të Komisionit Evropian. Të ngujuar për 3 muaj e 15 ditë, e kemi përfunduar shqyrtimin e pyetjeve. Qeveria e merr këtë gjë si procesin më serioz në gjithë historinë e përpjekjeve tona për integrim në BE. Kjo gjë përbën një lloj provimi për të gjitha institucionet dhe punonjësit e këtij vendi. Përbën gjithashtu edhe një shans për të riformatuar gjithë punën tonë”, u shpreh kryeministri Berisha.

Sipas kryeministrit shqiptar, për përfundimin e pyetësorit, i cili do t’i dorëzohet Komisionit Evropian në fillim të muajit prill, kishte një angazhim të gjerë dhe tejet serioz.

"Administrata tregoi një gatishmëri të pashembullt për plotësimin e këtyre pyetjeve, por edhe për analizimin e tyre të hollësishëm. Në trajtimin e pyetjeve u angazhuan rreth 1,200 punonjës të administratës, pra zyrtarë të të gjitha niveleve, u angazhuan mbi 27 asistentë të vendeve mike dhe të institucioneve ndërkombëtare. U përgjigjëm në total në rreth 2,842 pyetje dhe në rreth 2000 nënpyetje.

U punua me orë të zgjatura për 90 ditë. U angazhuan përkthyesit më të mirë të vendit. Gjatë javëve të para të prillit qeveria do ta depozitojë pyetësorin në Komisionin Evropian, me të cilin ka një bashkëpunim thellësisht transparent.
Unë jam i bindur në të gjitha përpjekjet tona për ta bërë më të mirën, por edhe besoj se do të ketë pyetje shtesë, për të qartësuar përgjigjet që kemi dhënë. Pra, do ketë nevojë edhe për sqarime shtesë, dhe do ketë nevojë për riformulime”, theksoi kryeministri Berisha.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë shqiptare e vlerësoi punën e bërë nga ana e administratës shtetërore, e cila sipas tij kreu me profesionalizëm detyrën e dhënë.

“Dëshiroj t’i falënderoj të gjithë ata punonjës të ministrive, të agjencive dhe të institucioneve të pavarura, të cilët gjatë 90 ditëve me përkushtim e bënë të mundur pasqyrimin e tërësisë së reformave të mëdha të realizuara, dhe vizionin e Shqipërisë për reformat që vijnë”, u shpreh Berisha.

Kryeministri Berisha po ashtu sqaroi se mbetet i nevojshëm rishikimi dhe rileximi i pyetësorit, në mënyrë që, siç u shpreh: “Para se ky disk të fluturojë drejt Brukselit të kemi sigurinë më të madhe në përkthimin dhe kuptimin e frazës, për të garantuar kështu që termat ose vendosjet të mos kenë ndryshuar kuptimin e asaj që kemi dashur të themi

Publikuar: 31.03.2010 | 01:28
Lexuar: 83 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime