E mërkurë, 16.04.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press
Publicitet

Përmes një organizimi model, realizuar nga Drejtoria Rajonale e Arsimit, me mbështetjen e Bashkisë, në skenën e teatrit "Migjeni" janë ngjitur gjatë netëve të këtij festivali mbi 40 fëmijë-këngëtarë, të cilët janë kualifikuar pas fazave eliminatore të organizuar gjatë tre muajve të kaluar nga komisionet përkatëse artistike, në të cilat kanë marrë pjesë mbi 300 fëmijë.
Finalja e festivalit









Festivali "Bilbilat e vegjël këndojnë", i cili organizohet për të 15-tin vit me radhë në Shkodër, ka mbërritur në natën finale ku do të shpallen fituesit e tij. I konsideruar si një ndër aktivitetet më të rëndësishme të botës fëminore, edhe në këtë edicion të sivjetëm, festivali ka tërhequr vemendjen e shikuesve të shumtë.

Përmes një organizimi model, realizuar nga Drejtoria Rajonale e Arsimit, me mbështetjen e Bashkisë, në skenën e teatrit "Migjeni" janë ngjitur gjatë netëve të këtij festivali mbi 40 fëmijë-këngëtarë, të cilët janë kualifikuar pas fazave eliminatore të organizuar gjatë tre muajve të kaluar nga komisionet përkatëse artistike, në të cilat kanë marrë pjesë mbi 300 fëmijë.

Kujtim Alija, drejtues artistik i festivalit dhe drejtor i Qëndrës Kulturor të Fëmijëve në Shkodër, gjatë një prononcimi për ATSH-në shprehet i kënaqur me dy netët e para të festivalit, duke evidentuar nivelin e mirë të pjesëmarrësve.

Sipas Alisë, Shkodra tashmë ka krijuar një traditë të shkëlqyer në organizimin e aktiviteteve artistike të fëmijëve, pjesë e të cilëve janë fëmijë të talentuar, të cilët kanë marrë vlerësime shumë pozitive edhe në takimet kombëtare dhe ndërkombëtare të kësaj grupmoshe. Ndër to mund të veçohen këngëtarët Ervin Bushati, Rosela Gjylbegu, Luis Ejlli, Dorina Garuci, Kledi Dume, Elhani Dani, Stefan Morena, etj, të cilët kanë dalë pikërisht përmes edicioneve të festivalit "Bilbilat vegjël këndojnë".

Ndërkohë, qyteti i Shkodrës është po aq i njohur edhe me Festivalin Mbarëkombëtar të Fëmijëve, i cili tradicionalisht organizohet në skenën e teatrit "Migjeni".

Një juri e zgjedhur profesionistësh, e përbërë nga emrat më të spikatur të muzikës shkodrane dhe më gjërë, do të votojë sot në përfundim të natës së tretë të festivalit për të përcaktuar emrat e fituesve të edicionit të 15-të të Festivalit "Bilbilat e vegjël këndojnë"

Publikuar: 31.03.2010 | 18:20
Lexuar: 1751 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime