E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Inspektori përkatës i SPB-së së Tetovës nuk ua nënshkruan dokumentet qytetarëve, përkatësisht nuk u mundëson ndërrimin e këtyre pasaportave të dëmtuara që janë në numër të konsiderueshëm
S’ka pasaporta tė reja pėr ato qė i kanė dėmtuar
Kohëve të fundit është paraqitur dukuria e cila përkon me pajisjen e qytetarëve me dokumenta të reja të udhëtimit, përkatësisht ndërrimi i pasaportave të dëmtuara për qytetarët të cilët kanë marrë pasaporta nga SPB-ja e Tetovës. Pasaportat e dëmtuara qytetarët janë të obliguar ti ndërrojnë dhe të të kërkojnë ndërrimin e pasaportës në SPB-në e Tetovës për të huaj dhe për udhëtimin e qytetarëve jashtë shtetit.
Inspektori përkatës i SPB-së së Tetovës nuk ua nënshkruan dokumentet qytetarëve, përkatësisht nuk u mundëson ndërrimin e këtyre pasaportave të dëmtuara që janë në numër të konsiderueshëm, dhe sipas palëve që ankohen nga ana e ispektoriatit të këtij sektori u thuhet se me ligjin e ri të dhënies së pasaportave, qytetari që aplikon për marrjen e pasaportës sipas ligjit nëse e ka pasaportën e dëmtuar apo të humbur i lëshohet fletëpadi kundërvajtësi në gjyqin themelor të Tetovës.
Sipas të njëjtit inspektor pas marrjes së vendimit të plotfuqishëm nga ana e organeve gjyqësore, pala do të ketë mundësi që të parashtrojë kërkesë për marrjen e pasaportës së re, që sipas njohësve të ligjit për pajisje me dokumenta udhëtimi është paradoks i llojit të vet. Kjo ndodh nga se një rast i tillë nuk shkon në mënyrë urgjente në procedurën gjyqësore, por do të shkojë në mënyrë të rregullt me çka realizimi i këtyre fletëpadive mund të zgjasë gjashtë e më shumë muaj.
Sipas kësaj procedure qytetarët dëmtohen mjaft e veçanërisht qytetarët-bashkatdhetarët tanë që punojnë në botën e jashtme, që siç është zakon që në prag të festave të vitit të ri vijnë që ta festojnë festën në fjalë. Në raste të këtilla nga procedura e paqartë ata edhe mund të humbin vendin e punës në botën e jashtme ngase më shumë se dy javë nuk pranohen kërkesat për ndërrimin e pasaportës.
Sipas burimeve jozyrtare në SPB-në e Tetovës nga ana e personelit zyrtar të SPB-së qytetarëve u thuhet se kanë lëshuar një kërkesë për dhënien e instruksioneve të reja se si të veprojnë për rastin në fjalë, mirëpo ende nuk ka instruksione konkrete nga ana e MPB-së, përveçse instruksionit që të mos u bëhet ndërrimi i pasaportave me çka më parë do t’u lëshohen aktpadi e më pas të bëhet ndërrimi i pasaportës.
Këto instruksione vërtet janë diskutabile dhe mjaft të dyshimta që mund të jetë shkas që qytetarët shqiptarë gjoja me qëllim bëjnë dëmtimin e pasaportave që t’i marrin pasaporta të reja në dy gjuhë, por e vërteta është se një numër i madh i qytetarëve vërtet nuk i kanë dëmtuar pasaportat me qëllim të caktuar, por fare rastësisht i kanë të dëmtuara, sepse edhe kështu pasaportat aktuale janë të një cilësie të dobët e në veçanti kur pasaporta përdoret më shumë siç është rasti me ata që punojnë dhe veprojnë në botën e jashtme.
Të gjitha këto reflektohen negativisht tek qytetarët të cilët janë me punë në botën e jashtme. Njëri ndër ata që ka telashe serioze për ndërrimin e pasaportës së dëmtuar është Florim Dehari nga fshati Çellopek, i cili është 15 vjet me punë në Gjermani së bashku me gruan dhe fëmijët që e ndjekin shkollimin atje. Flarim Dehari, i cili para dy javësh e ka dorëzuar pasaportën e dëmtuar që ta ndërrojë ngase pasaportën e tij dhe e gruas së tij fare rastësisht ua kanë dëmtuar-grisur fëmijët, ndërsa ai me familjen duhet Brenda një jave të kthehet në punë në perëndim.
Por, zhagitje apo neglizhenca e SPB-së së sektorit për pasaporta e vë në pikëpyetje shkuarjen e tij me çka ka gjasa reale që ta humb vendin e punës dhe fëmijët ta ndërpresin shkollimin ne Gjermani. Florim Dehari thotë se para se të vijë në Maqedoni ka vënë kontakt me amabsadën e Maqedonisë në Berlin, të cilët e kanë udhëzuar se nuk i duhet listë udhëtimi ngase nuk ka asnjë dyshim për sa u përket identifikimit të bashkëshortes së tij. Sipas Florimit me rastin e kalimit të kufijve të shteteve të ndryshme, doganierët e kanë udhëzuar se duhet të bëjë ndërrimin e pasaportës së dëmtuar.
Por, ndërrimi i pasaportës tash për tash nuk është duke u bërë. Në SPB-në e Tetovës presin njëfarë faksi nga MPB-së që më pas do të mund ta marrë pasaportën. Habit fakti se Florimit i thuhet nga ana e personelit zyrtar të SPB-së që të shkon në çdo të tretën ditë në SPB.
Revolta e Florimi duket e arsyeshme sepse siç thotë edhe ai “ erdha për tre javë në pushim, ndërsa dy javë të tëra jam duke u endur lartë poshtë për të siguruar ndërrimin e pasaportës edhe pse kam vetëm edhe një javë pushim”.
Ai është i interesuar që të ankohet, por nuk di se ku të drejtohet për këtë dukuri të pazakontë që ka penguar jetën e tij normale duke e vënë në një pozitë pa rrugëdalje.

Publikuar: 05.10.2008 | 14:41
Lexuar: 854 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime