E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Bonusi i marrë për fitoren 1-0 në "Qemal Stafa" ndaj Irlandës së Veriut në 3 mars, ka sjellë +54 pikë për Kombëtaren, e drejtuar nga kroati Josip Kuzhe, duke pasur tani 389 pikë në total.
Kombėtarja shqiptare ngjit 13 vende nė FIFA










- Kombëtarja merr një bonus prej 54 pikësh pas fitores 1-0 me Irlandën e Veriut -

Gjergji Mima


- Shqipëria u ngjit me 13 vende në renditjen botërore mujore të FIFA-s, të publikuar sot në faqen zyrtare (fifa.com), duke u pozicionuar tani në vendin e 83-të nga vendi i 96-të që ishte në klasifikimin paraardhës.

Bonusi i marrë për fitoren 1-0 në "Qemal Stafa" ndaj Irlandës së Veriut në 3 mars, ka sjellë +54 pikë për Kombëtaren, e drejtuar nga kroati Josip Kuzhe, duke pasur tani 389 pikë në total.

Në renditjen specifike të UEFA-s, Shqipëria ndodhet në vendin e 40-të midis 53 ekipeve kombëtare që aderojnë në konfederatën kontinentale, ndërkohë që një muaj më parë Kombëtarja shqiptare renditej në vendin e 41-të.

Përsa u përket kundërshtarëve të Kombëtares shqiptare në grupin D për eliminatoret e Kampionatit Europian, Franca ndodhet në Top-10 më të mirat e botës, por duke zbritur një vend, tani është e 8-ta në FIFA dhe e 7-ta në UEFA.

Rumania, kundërshtari ynë i parë zyrtar, ndodhet në vendin e 32-të, duke ngjitur 4 vende në FIFA, dhe është e 18-ta në UEFA. Bosnja gjendet në vendin e 47-të, duke ngjitur 2 vende në FIFA, dhe është e 27-ta në UEFA. Bjellorusia gjendet në vendin e 80-të, duke zbritur 1 vend në FIFA, ndërsa është e 39-ta në UEFA. Ndërsa Luksemburgu gjendet në vendin e 124-të, duke ngjitur 2 vende në FIFA, dhe është i 47-ti në UEFA

Publikuar: 31.03.2010 | 19:04
Lexuar: 421 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime