I plagosuri shumë shpejt është dërguar me ambulancë drejt qendrës urgjente në klinikën universitare. Nga policia thonë se personi është plagosur në këmbën e majtë por nuk jepet asnjë e dhënë mbi ngjarjen si dhe për identitetin e personit të plagosur. Policia është ende në vendin e ngjarjes.
Krisma arme në një banesë në qendrën tregtare Mavrovasja. Nga ministria e Brendshme njoftojnë për një 38 vjeçar të plagosur, por pa dhënë asnjë detaj tjetër mbi këtë ngjarje që ndodhi rreth orës 15,00 në hyrje të ndërtesës pranë parkingut të qendrës tregtare Mavrovasja.
I plagosuri shumë shpejt është dërguar me ambulancë drejt qendrës urgjente në klinikën universitare. Nga policia thonë se personi është plagosur në këmbën e majtë por nuk jepet asnjë e dhënë mbi ngjarjen si dhe për identitetin e personit të plagosur. Policia është ende në vendin e ngjarjes.
Pamjet që shikoni janë bërë pak çaste pasi u dëgjuan të shtënat, dhe në to, shihet një numër i madh policësh, të armatosur rëndë.
Semra Jakupi