Ai e vizitoi vetëqeverisjen lokale në Tetovë ku u takua me kryetarin e komunës Sadi Bexheti dhe përfaqësues nga të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Këshillin komunal. Shpallja e Malit të Sharrit si park kombëtar, respektimi i Marrëveshjes së Ohrit në nivel lokal dhe puna e Këshillit kanë qenë vetëm pjesë nga temat për të cilat është biseduar.
Euroambasadori Ervan Fuere duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas vizitës së sotme në komunën e Tetovës e përsëriti qëndrimin e BE-së për zgjidhje sa më të shpejtë të kontestit për emrin, me çka, thotë, do të përshpejtohej eurointegrimi i vendit.
"Mendoj se BE-ja porositi qartë, ndërsa gjithashtu edhe komisari File, se Qeveria duhet të vazhdojë të investojë përpjekje që të gjendet zgjidhje për çështjen e emrit, ndërsa kur them Qeveria mendoj në gjithë vendin duke pasur parasysh karakterin e saj multietnik. Kjo do të jetë me beneficion të madh për të gjithë qytetarët e Maqedonisë dhe sa më shpejt që gjendet zgjidhje, aq më shpejt avantazhet dhe beneficionet për të gjitha bashkësite etnike do të bëhen realitet. Kjo do ta përshpejtojë rrugën drejt BE-së", tha Fuere.
Ai e vizitoi vetëqeverisjen lokale në Tetovë ku u takua me kryetarin e komunës Sadi Bexheti dhe përfaqësues nga të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Këshillin komunal. Shpallja e Malit të Sharrit si park kombëtar, respektimi i Marrëveshjes së Ohrit në nivel lokal dhe puna e Këshillit kanë qenë vetëm pjesë nga temat për të cilat është biseduar.
Fuere theksoi se mbrojtja e Sharrit do të jetë përfitim për të gjithë dhe do të kontribuojë për zhvillimin e turizmit.
Bexheti shtoi se me të ftuarin ka biseduar edhe për problemet të cilat i ka qyteti me sigurimin e sasive të mjaftueshme të ujit të pijshëm dhe deponimin e mbeturinave komunale.