Pasdite akademia britanike e shkencave Royal Society (Shoqëria Mbretërore) do të nderojë kancelaren Merkel me medaljen "Mbreti Çarls II" për meritat e saj në mbështetjen e kërkimit dhe arsimit
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, udhëton sot (e enjte) për në Britaninë e Madhe për një vizitë njëditore. Fillimisht, ajo do të pritet nga kryeministri britanik, Gordon Braun, në rezidencën e tij. Në qendër të bisedimeve do të jenë tema të politikës ekonomiko financiare.
Pasdite akademia britanike e shkencave Royal Society (Shoqëria Mbretërore) do të nderojë kancelaren Merkel me medaljen "Mbreti Çarls II" për meritat e saj në mbështetjen e kërkimit dhe arsimit.