Manifestimi "Shkupi qesh" do të mbahet më 1 prill në Sheshin Maqedonia dhe është paraparë program gjithëditor që do të fillojë në orën 13, ndërsa do të përfundojë rreth orës 01:00 pas mesnate.
Qyteti i Shkupit dhe IP Qendra kulturore për fëmijë "Karposh" edhe sivjet do ta organizojë manifestimin e 1 prillit- "Shupi qesh".
Manifestimi "Shkupi qesh" do të mbahet më 1 prill në Sheshin Maqedonia dhe është paraparë program gjithëditor që do të fillojë në orën 13, ndërsa do të përfundojë rreth orës 01:00 pas mesnate.
Tradicionalisht Manifestimi do të fillojë me defilemin me maska të fëmijëve nga të gjitha kopshtet e Shkupit, ndërsa në kuadër të pjesës së paradites do të shpallen edhe veprat më të mira nga konkursi për përpunimin e maskës më të mirë dhe vizatimit qesharak, ndërsa të shpërblyerit do të bëjnë pushime vere në Ohër dhe do të bëjnë kurs falas në art. Në pjesën argëtuese të Manifestimit do të prezantohen anëtarët e QKF "Karposh", "bilbilat e artë", grupet ritmike nga shkollat fillore, "Rebis", ansambli folklorik nga Ohri, fëmijët nga S.O.S - Fshati i fëmijëve dhe seksioni modelues nga Teknika popullore.
Pjesën e mbrëmjes të Manifestimit do ta hapin moderatorët Lila dhe Kili, ndërsa fjalim përshëndetës do të mbajë edhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.
Pjesën muzikore-argëtuese të Manifestimit "Shkupi qesh" do ta pasurojnë prezantimet e etnogrupit "Ajdaret", Risto Samarxhiev, Biba Dodeva, Aleksandar Mitevski, Beni dhe grupi "Non-stop" etj.
Edhe në pjesën e mbrëmjes të Manifestimit do të zgjidhen maskat më të mira.
Ahengun gjithëditor nën maska, do ta zbukurojnë shfaqjet e tetë akrobatëve dhe zhonglerëve nga studioja e zhonglimit "Faz Babëll".