Krishterët ortodoksë të dielën e festojnë Ringjalljen e krishtit - Pashkët, festën më të madhe krishtere, festë e fitores mbi vdekjen, ditën kur Jezu Krishti e ka dëshmuar fuqinë e tij hyjnore dhe është ringjallur nga të vdekurit.
Krishterët ortodoksë të dielën e festojnë Ringjalljen e krishtit - Pashkët, festën më të madhe krishtere, festë e fitores mbi vdekjen, ditën kur Jezu Krishti e ka dëshmuar fuqinë e tij hyjnore dhe është ringjallur nga të vdekurit.
Kjo festë është bashkim i fesë, traditës, të kultivuara prej shumë shekujsh, ndërsa fillon me të Enjten e Madhe që para lindjes së diellit, kur amviset i ngjyrosin vezët e para të kuqe të Pashkëve. Kjo traditë fetare rrjeth nga shekulli i parë pas Krishtit, respektivisht praktikohet që nga koha e apostujve të shenjtë - nxënësve të Krishtit dhe trashëgimtarëve të tyre.
Veza e Pashkëve është e vjetër aq sa edhe vetë Krishtërimi dhe kisha e ka pranuar në traditën dhe në praktikën e saj si simbol i Ringjalljes së Krishtit. Krishterët e parë dhe bashkëkohës së apostujve filluan të ngjyrosin vezë dhe t'i dhurojnë për Pashkë, duke përshëndetur me përshëndejtjen e gëzueshme Krishti u Ngjall! Përgjigja është: Vërtet u Ngjall.
Ngjyra e kuqe ka simbolikën e fitores. Domethënia e saj në këtë festë të madhe Krishtere është se Jezu Krishti me ringjalljen e tij e ka mundur vdekjen. Ngjyra e kuqe e paraqet forcën dhe fuqinë e perëndisë si dhe njëkohësisht e simbolizon edhe gjakun e Krishtit, i cili u derdh në kryq për shpëtimin e të gjithë njerëzve në botë. Kështu ngjyra e kuqe rikujton gjakun e Krishtit dhe shpëtimin.