E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Zvogëlim të dukshëm të çmimeve ka tek automjetet me kubikazh të motorit prej 1.500 deri 2.000 centimetra kub, përveç tek automjetet nga segmenti premium ku ka ngritje për shkak të akcizës së rritur.
Zvoglohen edhe ēmimet e autmobilave tė rinjė











Çmimet e automobilave të rinj të harmonizuara me doganat dhe akcizat e zvogëluara

Importerët e automjeteve të reja motorike i korigjuan çmimet e automjeteve konform doganave dhe akcizave të zvogëluara.

Zvogëlim të dukshëm të çmimeve ka tek automjetet me kubikazh të motorit prej 1.500 deri 2.000 centimetra kub, përveç tek automjetet nga segmenti premium ku ka ngritje për shkak të akcizës së rritur.

Rritje të vogël ka tek çmimi i automjeteve deri 1.000 centimetra kub, ndërsa tek automjetet prej 1.000 deri 1.500 centimetra kub nuk ka ndryshime në çmim. Rritje të çmimit ka edhe tek automjetet mbi 2.000 centirmetra kub.

Kryetari i Grupacionit të importerëve të automjeteve motorike, Zllatko Kelenikov në konferencën e sotme për shtyp informoi se në disa segmente të caktuara ka zvogëlim prej 800 deri 1.400 euro, varësisht nga modeli i automjetit.

Sipas të dhënave të Grupacionit të importerëve, në dy muajt e parë të vitit, shitja e automjeteve është zvogëluar për mbi 24 për qind në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar. Në këtë periudhë më shumë automjete të shitura, respektivisht 773 janë me kubikazh të motorit prej 1.000 deri 1.500 centimetra kub, ndërsa më pak janë shitur automjete prej mbi 3.000 centimetra kub. Në lidhje me llojin e karburantit në dy muajt e parë janë shitur 765 automjete me agregatë të benzinës, 505 me dizel dhe pesë automjete hibride.

Publikuar: 01.04.2010 | 19:26
Lexuar: 479 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime