E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Para trupit gjykues për herë të parë sot u ulën 11 të akuzuar, në mes të cilëve edhe i akuzuari i parë, Shkodran Idrizi, i cili kohë më parë u ekstradua nga Gjermania, si dhe deputeti i BDI-së Hisen Xhemaili.
Filloi gjykimi pėr rastin










Pas anulimeve të shumta, sot në Gjykatën penale filloi procesi gjyqësor për rastin "Punëtorët e Mavrovës".

Në seancën e sotme gjyqësore u lexua padia e ngritur ndaj 22 të akuzuarve për keqtrajtimin e pesë punëtorëve të Mavrovës në vitin 2001.

Para trupit gjykues për herë të parë sot u ulën 11 të akuzuar, në mes të cilëve edhe i akuzuari i parë, Shkodran Idrizi, i cili kohë më parë u ekstradua nga Gjermania, si dhe deputeti i BDI-së Hisen Xhemaili.

Avokatët hodhën poshtë akuzat e ngritura, duke thënë se pafajësinë e klientëve të tyre do ta dëshmojnë në seancat në vazhdim.

Për rastin "Punëtorët e Mavrovës" akuzohen gjithsej 23 persona, 11 prej tyre sot u paraqitën para trupit gjykues, 11 të akuzuar të tjerë ndodhen në arrati, ndërsa njëri prej 23 të akuzuarve ka ndërruar jetë.

Deri tani fillimi i procesit gjyqësor për këtë rast është shtyrë për shkak të përkthimit të akuzës dhe dëshmive në gjuhën shqipe, mungesës së deputetit të BDI-së Hisen Xhemaili, si dhe pritej ekstradimi i të akuzuarit të parë, Shkodran Idrizit.

Seanca e ardhshme gjyqësore është caktuar për 12 prill.

Publikuar: 01.04.2010 | 21:59
Lexuar: 628 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime