E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Deri sa Bob Sapp kërkonte revansh, Cro-Cop gjendet në në SHBA në Ohio në një turne ndërkombëtar. Se a do të ndodh revanshi mes tyre, ende nuk e dimë, mirpo është e mundur sepse të dy tani janë në moshë të shtyer dhe mund të përfitojnë materialisht.
Bob Sapp i kėrkon revansh CRO-COP-it
















Bob Sapp ishte pjesëmarrës në “MMA Prestige Fight” në Split të Kroacisë, në kuadër të turneut “K-1 Collezione”. Ai u takua me austriakun, Sascha Weinpolter ku shënoi fitore. Bisha Sapp, 182 kg me të përfunduar meçi i kërkoi revansh luftëtarit të njohur Cro-Cop. “Jam ardhur në Kroaci për një qëllim, që të takohem me Cro-Cop. Ai më ka mbetur borgj, dhe kërkoj revansh me te” deklaroi Sapp.

Mirko “Cro-Cop” Filipovic në vitin 2003 e pat mposhtur Bob Sapp-in në kuadër të K-1 World-Grand Prix në Saitama në Japoni. Ai i kishte thyer mollëzën e fytyrës, çka Sapp ende e përkujton: “Nuk mund ta harroj pasi më ka shkaktur dhimbje të mëdha kur ma theu mollëzën në fytyrë. Kisha dhimbje të mëdha dhe nuk munda ta vazhdoj meçin. Jam këtu dhe para jush i kërkoj revansh” përfundoi Sapp për mediat kroate.

Deri sa Bob Sapp kërkonte revansh, Cro-Cop gjendet në në SHBA në Ohio në një turne ndërkombëtar. Se a do të ndodh revanshi mes tyre, ende nuk e dimë, mirpo është e mundur sepse të dy tani janë në moshë të shtyer dhe mund të përfitojnë materialisht.

Publikuar: 02.04.2010 | 06:04
Lexuar: 627 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime