Rufi Osmani akuzon Nevzat Bejtën për borxhin 45 milion denarësh që ia ka lënë komunës së Gostivarit gjatë qeverisjes së tij. Madje, Osmani bëri të ditur se brenda 2 muajve do të ngrejë padi penale kundër ish kryetarit të komunës. Bejta kundërshton akuzat duke theksuar se ato i ka trashëguar nga viti 91 dhe vlerëson se duke ngritur padi penale Osmani dëshrion ta largojë atë nga skena politike.
Se si ka menxhu Nevzat Bejta me Komunën prezantoj para jush kontratën e lidhur me EVN-në për borxhet që është dashur t'i paguaj me rata të nënshkruar nga ai dhe këto borxhe nuk i ka paguar, dhe këto borxhe ia ka lënë në trashëgim Komunës së Gostivarit mbi 600 000 euro borxhe vetëm nga EVN-ja, dhe njëkohësisht kontrata e nënshkruar me Granitin për pagesë në rata nga i njejti dhe ky person përfundimisht me lëshimin e mandatit nuk e ka përmbush dhe për pasojë i ka lënë Komunës mbi 45 milion denarë borxhe", fajson Rufi Osmani, kryetar i Komunës së Gostivarit.
Kjo është e vërteta, ai qe një vit vajton se gjoja ka trashëguar shume borxhe, borxhet janë trashëguar nga viti 91, por ai nuk duhet të vajton, unë i porosis se ai duhet te punojë dhe të tregojë rezultate në punën e tij, se e ka marrë mandatin nga qytetarët. Sa i takon EVN-së unë kur kam hyrë kryetar të komunës gjeta në komunë borxh që ishte trashëguar nga ESM-ja në EVN 1 milion e 2 mijë euro. Falë aftësive të mija menaxhuese unë arrita me udhëheqësinë më të lartë të EVN-së gjetëm gjuhë të përbashkët dhe kështu qytetarëve të Gostivarit, komunës na falën 600 mijë euro, tregon Nevzat Bejta, ish kryetari i komunës së Gostivarit.
Ai shoti se dy këstet ndaj EVN-së i ka paguar, kurse ka mbetur pa u shlyer vetëm kësti i fundit. Bejta porosit Osmanin të vendosë ndriçimin në Gostivar pasi kjo situatë ka ndikuar që të ndodhin plaçkitje dhe aktivitete të tjera të paligjshme. Nga ana tjetër Osmani gjithashtu ka kërkuar nga Qeveria miratimin e ligjit me të cilën do të legalizoheshin objektet e ndërtuara pa leje. Kurse, ka treguar gatishmëri për realizimin e inspektimeve të duhura nga Qeveria, që do të dëshmonin transparencën e tij.
Semra Jakupi