E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Vetëm në vendin e tetë gjendet mbreti i shiut, Shumaker ndërkohë që pilotët e tjerë protagonistë si Fernando Alonso, Lewis Hamilton, Felipe Masa e Xhenson Baton u skualifikuan menjëherë nga këto prova në minisesionin e parë, pasi zgjodhën momentin e gabuar për të regjistruar kohët e tyre të shpejta nën rreshjet e shumta të shiut
Formula 1, Webber nė Pole Position

















Mark Webber me Red Bull shënoi kohën më të mirë në provat zyrtare për Cmimin e Madh të Malajzisë në Formula 1.

Kohën e dytë më të mirë e arriti Nico Rosberg me Mercedes Gp, ndërsa pas tij u rendit Sebastian Vettel me Red Bull.

Vetëm në vendin e tetë gjendet mbreti i shiut, Shumaker ndërkohë që pilotët e tjerë protagonistë si Fernando Alonso, Lewis Hamilton, Felipe Masa e Xhenson Baton u skualifikuan menjëherë nga këto prova në minisesionin e parë, pasi zgjodhën momentin e gabuar për të regjistruar kohët e tyre të shpejta nën rreshjet e shumta të shiut.

Këta pilotë do të nisen respektivisht nga vendi i 17, 19, 20 e 21 që është pozicioni i Felipe Masën. Në këtë mënyrë duket se kanë kompromentuar këtë fundjavë të tyre këta pilotë që kanë dominuar dy garat e para të këtij sezoni, megjithatë me reshjet e shumta të shiut që priten të jenë të pranishme edhe gjatë garës të së dielës, gjithcka mund të ndodh, pasi në kushte të tilla klimaterike parakalimet, sfidat dhe spektakli është gjithmonë i pranishëm. Gjithcka do të fillojë ditën e diel në orën 10:00 drejtpërdrejt në Top Channel.

Publikuar: 03.04.2010 | 16:22
Lexuar: 429 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime