E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Parlamenti i Republikës së Maqedonisë miratoi Ligjin për ndryshim të Ligjit për mjedisin jetësor, me të cilin propozohet rritje e pesëfishtë e sasisë së gjobave për persona juridikë dhe fizikë.
Ligjin pėr mjedis jetėsor, gjobat deri 150.000 euro


Arsyeja për rritjen e gjobave është mbrojtja më efikase preventive e mjedisit jetësor, rritje e përgjegjësisë së personave dhe respektim i rregullave.

Gjobat e deritanishme prej 8.000 deri më 20.000 euro do të zëvendësohen me dënime në të holla prej 70.000 deri në 100.000 euro, ndërsa kompensimi në të holla prej 1.400 euro deri më 2.500 do të zëvendësohet me nga 8.000 deri në 13.000 euro, ndërsa gjoba e deritanishme prej 1.000 do të rritet në 5.000 euro. Me ndryshimet përcaktohet gjykata përkatëse të shqiptojë dënim për shkelësit e Ligjit, në vend sikur deri më tani "të mund të miratojë" dënim.

Nëse me shkeljen shkaktohet dëm më i madh ndaj mjedisit jetësor dhe shëndetit të njerëzve në këtë rast mund të shqiptohet sanksion i përpjestuar me vlerën e dëmit, por më së shumti vlerë e shtatëfishtë nga gjoba e caktuar. Gjithashtu nëse bëhet fjalë për kundërvajtje të kryer nga ana e një grupi të organizuar të personave ose nga ana e ndonjë kryerësi, i cili ka dashur për vete ose për ndonjë person tjetër të furnizojë dobi prone, vlera e gjobës është rritur dhe lëvizë prej 130.000 deri më 150.000 euro.

Ndryshimet e propozuara kanë të bëjnë me rritjen e gjobave deri në kategorinë e tretë për të cilat është kompetente gjykata, ndërsa të cilat sipas rëndësisë së tyre, respektivisht pasojat janë më të mëdha në krahasim me dëmet të cilat kanë të bëjnë me mjedisin jetësor.

Në rend dite të seancës së sotme të 33-të janë edhe rreth 25 ligje nga sfera e ekonomisë për të cilat propozohet të miratohen me procedurë të shkurtuar.




Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nexhati Jakupi tha se me ndryshimet parashihet rritje e pesëfishtë ose shumëfishtë të lartësisë së gjobave.

"Lartësia e gjobës për person fizik arrin vlerë prej 70.000 deri 100.000 euro, për personin përgjegjës prej 8.000 deri në 13.000 euro dhe për persona zyrtar 5.000", theksoi Jakupi.

Shkaku kryesor për shkak të cilit janë përpunuar ndryshimet e Ligjit të mjedisit jetësor, tha Jakupi, është nevoja e rritjes së lartësisë së gjobave për kundërvajtje të kategorisë së tretë për të cilat është kompetent gjyqi.

"Ndryshimet janë bërë për shkak se një ndër parimet kryesore është parandalimi, ndërmarrja e masave dhe aktiviteteve për mbrojtjen e mjedisit jetësor para se të vijë deri tek pasojat e dëmshme", tha ministri Jakupi dhe shtoi se ndryshimet vendosen si zgjidhje për parandalimin e ndotjeve shumë të mëdha të mjedisit jetësor, të cilat siç tha, janë në rritje nga ana e kapaciteteve të mëdha industriale.

Nëse bëhet fjalë për kundërvajtje të kryer nga grupe të personave të organizuar të cilët kanë dashur për vete apo për persona të tjerë të furnizojnë prona, lartësia e gjobës është rritur dhe sillet prej 130.000 deri 150.000 euro. Përfitimi i fundit, tha Jakupi, është mbrojtje e mjedisit jetësor, ndërsa nëse ka dëm më të madh mbi mjedisin dhe shëndetin e njerëzve mund të shqiptohet sanksion më së shumti me vlerë shtatëshifrore nga gjoba e përcaktuar.

Anëtarët Komisionit sot e shqyrtuan edhe Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për veprimtari komunale, leximi i parë.

Publikuar: 19.12.2008 | 06:45
Lexuar: 1058 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime