E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Malondialdehidi është një prej produkteve të peroksidimit yndyror i cili e ndryshon kolesterolin LDL në organizëm. Ndryshimet e tilla të LDL njihen nga makrofagët të cilët i fagocitojnë (përpijnë) dhe kështu mund të shkaktojnë formimin dhe akumulimin e qelizave, që çojnë deri te arteroskleroza.
Me melmesa kundėr sėmundjeve tė zemrės dhe kancerit











Shkencëtarët nga Kalifornia janë përpjekur të përcaktojnë se çfarë ndikimi ka kombinimi i mëlmesave të pasura me polifenole në zhvillimin e përbërësve të dëmshëm, të cilët mund të paraqiten gjatë përgatitjes së mishit të bluar.
Në fakt, gjatë përgatitjes së mishit, ndërsa edhe gjatë vetë tretjes, mund të vijë deri te oksidimi i lipideve të cilat lidhen me paraqitjen e aterogjenezës dhe karcinogjenezës në organizëm.

Malondialdehidi është një prej produkteve të peroksidimit yndyror i cili e ndryshon kolesterolin LDL në organizëm. Ndryshimet e tilla të LDL njihen nga makrofagët të cilët i fagocitojnë (përpijnë) dhe kështu mund të shkaktojnë formimin dhe akumulimin e qelizave, që çojnë deri te arteroskleroza.

Malondialdehidi po ashtu mund të çojë në gjenezë të mutacioneve të ADN-së që lidhet me paraqitjen e karcinomës.

Studimet e publikuara në revistën American Journal of Clinical Nutrition kanë pohuar se shtimi i mëlmesave të cilat përmbajnë acid rozmarinik (për shembull rozmarinë, origano, limon, sherbele, trumzë) para përgatitjes së mishit mund të ulë përqendrimin e malondialdehidit në mish, gjak dhe urinë pas tretjes.

Me fjalë tjera, mëlmesat të cilat përmbajnë acid rozmarinik na mbrojnë nga sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut, si dhe nga karcinoma.

Publikuar: 03.04.2010 | 19:52
Lexuar: 763 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime