E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ministria e Arsimit dhe ajo e Brendshme që janë ngarkuar me këtë punë, nuk kane shumë kohë për të plotësuar kërkesën e Kryeministrit, pasi gjithë struktura e universitetit dhe programet e tij duhet të jenë gati për fillimin e vitit akademik 2010-2011.
Universitet i veēantė pėr administratėn











Kryeministri Sali Berisha kërkon ngritjen e një universiteti vetëm për punonjësit e administratës

Ministri Tafaj: Universiteti do të jetë për të gjithë të diplomuarit që dëshirojnë të punojnë në administratë


"Punonjësit e administratës publike kanë nevojë për një kualifikim më të lartë se sa ai që ofron Departamentit të Shërbimit Civil dhe për të zgjidhur problemin duhet ngritur një universitet i posaçëm për punonjësit e administratës" ky ka qenë përfundimi i kryeministrit Sali Berisha gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë, teksa i ka kërkuar ministrave të Arsimit dhe atij të Brendshëm që të merrem me këtë çështje. Sipas Kryeministrit ngritja e një universiteti të tillë, është një domosdoshmëri për të trajnuar, kualifikuar dhe shkolluar punonjësit e administratës publike.

"Aktualisht ekziston një institut trajnimi pranë Departamentit të Shërbimit Civil, por, me gjithë përpjekjet e bëra që ky institut të marrë të gjithë funksionin e vet, kjo nuk është arritur, për faktin e thjeshtë se vetë Departamenti nuk e ka të thjeshtë t'i zhvillojë dhe konsolidojë atributet arsimore edukative të një shkolle të mirëfilltë", u shpreh kryeministri, duke i kërkuar ministrave që shumë shpejt të krijojnë grupin e punës i cili do të merret me gjithë procesin e ngritjes dhe funksionimit të këtij universiteti, kjo sigurisht duke marrë e ndoshta përshtatur modele nga vendet anëtare të Bashkimit Europian.

Ministria e Arsimit dhe ajo e Brendshme që janë ngarkuar me këtë punë, nuk kane shumë kohë për të plotësuar kërkesën e Kryeministrit, pasi gjithë struktura e universitetit dhe programet e tij duhet të jenë gati për fillimin e vitit akademik 2010-2011.

Sipas ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, brenda një javë do të ngrihet edhe grupi i punës që do të merret me vlerësimin e modeleve homologe në vendet evropiane si dhe me përzgjedhjen e alternativës më të mirë për vendin tonë.
Deri në këtë moment dihet që universiteti që përmend kryeministri nuk do të ketë të njëjtën formë si universitete e tjera në vendin tonë.

Kandidatë që do të aplikojnë nuk do të vijnë nga bankat e shkollave të mesme, por do të jenë të diplomuar të cilët dëshirojnë të punësohen në administratë ose që aktualisht punonjë në administratë. E thënë ndryshe universiteti i propozuar nga Kryeministri, do të jetë një lloj universiteti i dytë, për të gjithë ata që synojnë një vend pune ne administratë.

Duke mos lënë mënjanë afrimin e ditës së dorëzimin e pyetësorit, të BE-së, kryeministri tha se ngritja e një universiteti të tillë është një domosdoshmëri e mprehtë dhe e ngutshme.

"Para Shqipërisë hapet një etapë e re në marrëdhëniet me BE-në, ajo e negocimit të dhjetëra kapitujve të procesit të integrimit të plotë të vendit në BE. Ndaj është e domosdoshme që mbi baza tërësisht publike apo partneriteti publik privat të përzgjedhim modelin më funksionues, të ngremë një universitet të administratës publike", përfundoi kryeministri.

Publikuar: 03.04.2010 | 20:30
Lexuar: 439 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime