E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Hajdianaga dhe Dinosha në takime të veçanta e kanë informuar zëvendëskryeministrin Ademi për gjendjen e shqiptarëve në Malit të Zi, funksionimin e Komunës, procesin të decentralizimit si dhe për çështje tjera.
Zėvendėskryeministri Ademi nė Ditėt e Ulqininit, takime edhe me kolegėt nga Mali i Zi









Zëvendës kryetari i Qeverisë së RM-së Abdilaqim Ademi me ftesë të Kryetarit të Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga sot morri pjesë Kuvendin Solemn të Komunës së Ulqinit që është mbajtur për nder të Ditës së Ulqinit.

Zëvendëskryeministri Ademi është pritur nga kryetari i Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga.dhe Ferhat Dinosha kryetar i Unionit Demokratik të Shqiptarëve në Mal të Zi dhe njëherë ministër i Minoriteteve dhe të Drejtave të Njeriut në Qeverinë e Malit të Zi.

Hajdianaga dhe Dinosha në takime të veçanta e kanë informuar zëvendëskryeministrin Ademi për gjendjen e shqiptarëve në Malit të Zi, funksionimin e Komunës, procesin të decentralizimit si dhe për çështje tjera.
Zëvendëskryeministri Ademi në Ditët e Ulqininit

Së bashku u konstatua se marrëdhëniet në mes dy vendeve janë të mira dhe se nevojitet bashkëpunim në sferën e ekonomisë dhe shkëmbim të përvojave në sferën e turizmit. Zëvendëskryeministri Ademi e informoi kryetarin Hajdinaga edhe për situatën aktuale në Maqedoni, implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, reformat që ndërmerr vendi për anëtarësim në familjen evropiane dhe në NATO.

Ndërsa u shpreh kënaqësi e dyanshme për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike të të dy vendeve me Kosovën.

-Qëllimi i të dy vendeve është anëtarësimi në familjen e madhe evropiane,- theksuan bashkëbiseduesit.

Në suazat e kësaj ngjarje, zëvendëskryeministri Ademi realizoi biseda të shkurta edhe me presidentin e Malit të zi, Filip Vujanoviç, homologun e tij malazez, Vujica Lazoviç Ministren për Integrim të Shqipërisë Majlinda Bregu.
Zëvendëskryeministri Ademi në Ditët e Ulqininit

Publikuar: 03.04.2010 | 21:56
Lexuar: 667 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime