Doganimi bëhet nëpërmjet portalit elektronik të doganave, përmes së cilit kompanitë mund të lidhen edhe me 16 institucione tjera shtetërore, thotë Kargov.
Edhe pse ka filluar zbatimin më 1 nëntor, shumë pak kompani shfrytëzojnë mundësinë e doganimit të mallrave nëpërmjet internetit.
Drejtori i Doganave, Vanço Kargov në një takim të zhvilluar me ndërmarrës u apeloi atyre që të shmangin mënyrën klasike të doganim nëpër terminale doganore, dhe të marrin autorizim nga dogana që vetë të zbatojnë këtë procedurë pa mos lëshuar zyrat e tyre.
Doganimi bëhet nëpërmjet portalit elektronik të doganave, përmes së cilit kompanitë mund të lidhen edhe me 16 institucione tjera shtetërore, thotë Kargov.
Këto kompani do të kenë mundësi që vetë të zbatojnë doganimin në zyrat e tyre, vetë ti bartin të dhënat në sistemin doganor, ato do të presin gjysmë ore deri një orë për përgjigje nga Drejtoria e Doganave se a do të kryhet kontroll fizik i mallrave të tyre apo jo, dhe nëse nuk marrin përgjigje, kompania vetë bën largimin e plombave kur bëhet fjalë për import të mallrave dhe i vendos plombat nëse bëhet fjalë për eksport dhe mund ta dërgojë mallin jashtë shtetit, deklaroi Vanço Kargov, drejtor i Doganave të Maqedonisë.
Në emër të kompanive, kryetari i Lidhjes së Odave ekonomike të Maqedonisë Mirçe Çekrexhi tha se kjo mënyrë e doganimit paraqet lehtësim të madh për kompanitë.
Është e një rëndësie të veçantë, sepse ju në vend se me letër, keni mundësi që nga zyra juaj nëpërmjet internetit, nëse siguroni nënshkrim elektronik të komunikoni me doganat, si organ i drejtorisë dhe kjo është një lehtësim shumë I madh për kompanitë, si në aspektin e kuadrit njerëzor, kursen kohën dhe shkurton shpenzimet, tha Mirçe Çekrexhi, kryetar i Lidhjes së Odave Ekonomike.
Drejtori i Doganave, Kargov tha se edhe tani nuk kryhet kontrollim fizik i të gjitha mallrave që hyjnë në Maqedoni, pasi sipas tij kjo është e pamundshme, por doganat kanë listë të importeve dhe eksporteve të rrezikshme, ndërsa kur kamionët e tyre paraqiten në dogana sistemi alarmon doganierët, dhe ata kryejnë kontroll fizik të tyre. Naim Vrenezi,ALSAT-M