Një vetëvrasës me bombë ka aktivizuar mjet shpërthyes të vendosur në trupin e tij në një miting të organizuar nga Partia Nacionaliste Avami. Të plagosurit në sulm janë dërguar nëpër spitale në qytetin Peshavar.
Më shumë se 38 persona kanë humbur jetën sot, ndërsa të paktën 100 të tjerë janë plagosur në sulmin vetëvrasës në qytetin Timergara në pjesën verilindore të Pakistanit.
Një vetëvrasës me bombë ka aktivizuar mjet shpërthyes të vendosur në trupin e tij në një miting të organizuar nga Partia Nacionaliste Avami. Të plagosurit në sulm janë dërguar nëpër spitale në qytetin Peshavar.
Partia Nacionaliste Avami është në krye të koalicionit qeveritar në Provincën kufitare veriperëndimore.
Ndërkohë, agjencitë botërore njoftojnë për tre shpërthime të fuqishme në Peshavar, por se tash për tash nuk ka viktima dhe të plagosur. Nuk dihen shkaqet për shpërthimet. Sipas mediave pakistaneze, shpërthimet kanë ndodhur në afërsi të Konsullatës amerikane