Në këtë garë të fortë morën pjesë 24 shtete. Krahas Majlindës dhe Norës në këtë turne Kosovën e përfaqësoi edhe Zymer Zekaj, i cili në fund zuri vendin e pestë
Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi ka shkëlqyer në Kupën Evropiane që u mbajt në Sarajevë gjatë fundjavës që e lamë pas, duke fituar medaljen e artë, derisa Nora Gjakova fitoi medaljen e bronztë.
Në këtë garë të fortë morën pjesë 24 shtete. Krahas Majlindës dhe Norës në këtë turne Kosovën e përfaqësoi edhe Zymer Zekaj, i cili në fund zuri vendin e pestë
Majlinda realizoi katër fitore. Në finale ajo mposhti rusen, Ana Grebenikova dhe në këtë mënyrë dëshmoi formë të lartë para Kampionatit Evropian që mbahet në Vjenë më 24 prill.
Objektivi i ardhshëm i Majlinda Kelmendit janë eleminatoret për Lojrat Olimpike "Londër 2012" që do të mbahen në 7 maj në Tunizi.