Njoftohet i gjithë stafi akademik, stafi administrativ dhe studentët e Universitetit Shtetëror të Tetovës, se më datë: 06 Prill 2010, (e martë), ora: 12:00, në amfiteatrin e Rektoratit të USHT-së, me rastin e ditës së themelimit të NATO-s dhe anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në NATO, do të organizohet panel diskutimi me temë:
KONCEPTI I RI STRATEGJIK I NATO-s
Pjesëmarrës të panelit të diskutimit do të jenë:
o Arian Starova zv/ministër i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë
o Talat Xhaferi ish zv/ministër i Mbrojtjes së Maqedonisë dhe deputet aktual në kuvendin e Maqedonisë
o Nazmi Maliqi profesor i shkencave politike
o Bejtush Gashi profesor i gjeopolitikës
Data: 06 Prill 2010 (e martë)
Koha: 12:00 h.
Vendi: Amfiteatri i Rektoratit - USHT
Agjenda
PANEL DISKUTIMI
Koncepti i ri strategjik i NATO-s
Data: 06.04.2010 - Tetovë, Ora: 12:00; Vendi: Amfiteatri i Rektoratit të USHT-së
12.00 - 12.10 h Moderatori: Hyrje dhe një përmbledhje e shkurtër e rëndësisë së kësaj date
12.10 - 12.15 h Fjalë përshëndetëse e këshilltarit të Rektorit për Marrëdhënie me Jashtë, Dr. Bashkim Ziberit
12.15 - 12.25 h. Ligjërim i shkurtër nga zv/ministri i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë, z. Arian Starova
12.25 - 12.35 h. Ligjërim i shkurtër nga ish zv/ministri i Mbrojtjes së RM-së dhe deputet aktual në kuvendin e RM-së, z. Talat Xhaferi
12.35 - 12.45 h. Ligjërim i shkurtër nga profesori universitar Prof. Dr. Bejtush Gashi
12.45 - 12.55 h. Ligjërim i shkurtër nga profesori universitar Prof. Dr. Nazmi Maliqi
12.55 - 13.10 h. Ndërhyrje e moderatorit, i cili hap të hapur panelin për diskutim, ku të pranishmit në sallë parashtrojnë pyetje drejtpërsëdrejti panelistëve lidhur me temën e caktuar
13.10 - 13.15 h. Moderatori përmbyll panelin e diskutimit