Braun thotë se kjo ndodh jo vetëm nga shkathtësia dhe fuqia e këtyre grupeve, por edhe për shkak të mjeteve të kufizuara në dispozicion të forcave të rendit, ushtrisë dhe shërbimeve të zbulimit që e luftojnë këtë trafik në vendet e Ballkanit
Raporti i Departamentit të Shtetit mbi Trafikun Ndërkombëtar të Drogës thotë se Shqipëria dhe Kosova shërbejnë si vende tranzite të trafikut të drogës që vjen nga Afganistani për në Evropën Perëndimore.
Këto vende, kohët e fundit, i kanë shtuar masat kundër trafikut. Majkëll Braun, ish shef i operacioneve në Agjencinë Amerikane kundër Trafikut të Drogës dhe ekspert i anti-trafikimit, thotë se megjithëse vendet e Ballkanit kanë rritur numrin e konfsikimeve, grupet e krimit të organizuar përsëri arrijnë të gjejnë rrugë të tjera.
Braun thotë se kjo ndodh jo vetëm nga shkathtësia dhe fuqia e këtyre grupeve, por edhe për shkak të mjeteve të kufizuara në dispozicion të forcave të rendit, ushtrisë dhe shërbimeve të zbulimit që e luftojnë këtë trafik në vendet e Ballkanit.
Policia, ushtria dhe institucionet e sigurisë mund të veprojnë deri në një farë mase. Unë sapo e thashë se këto grupe të fuqishme që trafikojnë sasi të mëdha droge janë shumë elastike dhe të shkathëta. Dhe për sa kohë që policia, ushtria dhe shërbimet e zbulimit nuk kanë mjetet ajrore, detare apo tokësore për ta dërguar policinë në vendin e duhur në kohën e duhur, atëherë ata do të hasin në vështirësi, theksoi ai.
Sipas tij, forcat e policisë duhet të kenë mjete të sofistikuara dhe të teknologjisë së lartë, në mënyrë që të arrihet në kohën e duhur në zonat problematike, për të goditur kriminelët. Policia, ushtria dhe institucionet e sigurisë mund të veprojnë deri në një farë mase. Unë sapo e thashë se këto grupe të fuqishme që trafikojnë sasi të mëdha droge janë shumë elastike dhe të shkathëta. Dhe për sa kohë që policia, ushtria dhe shërbimet e zbulimit nuk kanë mjetet ajrore, detare apo tokësore për ta dërguar policinë në vendin e duhur në kohën e duhur, atëherë ata do të hasin në vështirësi, tha Braun më tej.
Departamenti amerikan i Shtetit në raportin e fundit shkruar se ende Shqipëria shërben si vend transit për trafikun e drogës, e ardhur nga vendet aziatike. Qeveria e Shqipërisë u është kundërvënë me agresivitet elementëve kriminalë, ndonëse përpjekjet e saj pengohen nga mungesa e burimeve dhe ekspertizës, si dhe nga korrupsioni i lartë. Dalja në Adriatik, si dhe kufijtë tokësorë jo të ruajtur mirë, e bëjnë këtë vend një ndalesë tërheqëse për trafikantët që fusin droga në Evropën Perëndimore, pjesërisht edhe si rezultat i mungesës së fondeve për të financuar përpjekjet anti-drogë dhe korrupsionit të përhapur mes zyrtarëve të rendit.
Ndërsa historikisht, shumica e drogave kalonin përmes detit Adriatik, politikat më agresive të qeverisë shqiptare, si dhe patrullimi më i mirë i bregdetit, kanë bërë që trafikantët ti zhvendosin rrugëkalimet drejt kufijve tokësorë me Kosovën dhe Malin e Zi, duke përdorur Serbinë dhe Bosnjën si pika tranziti. Moratoriumi i qeverisë shqiptare ndaj anijeve të shpejta ka bërë që të ngadalësohet lëvizja e drogave dhe trafiku i njerëzve drejt Italisë, thuhej në raport.