Stajnberg së pari do ta vizitojë Slloveninë, ku më pas do të udhëtojë në Sarajevë ku do t'i bashkangjitet edhe ministri i Punëve të Jashtme i Spanjës, kryesues me BE-në, Migel Anhel Moratonos.
Zëvendës sekretari shtetëror i SHBA-së Xhejms Stajnberg sot e fillon turneun ballkanik, në suaza të së cilit do t'i vizitojë Lubjanën, Sarajevën, Beogradin dhe Prishtinën.
Sipas paralajmërimeve nga Uashingtoni në vizitën treditore në Ballkan Srajberg vjen ta konfirmojë mbështetjen e administratës amerikane në stabilizimin politik dhe rimëkëmbjen ekonomike në rajon.
Stajnberg së pari do ta vizitojë Slloveninë, ku më pas do të udhëtojë në Sarajevë ku do t'i bashkangjitet edhe ministri i Punëve të Jashtme i Spanjës, kryesues me BE-në, Migel Anhel Moratonos.
Me përfaqësuesit e Serbisë Stajnberg në Beograd do të bisedojë edhe për çështjet për të cilat të dyja vendet nuk pajtohen, para së gjithash për Kosovën.
Stajnberg, para vizitës tha se është "i inkurajuar me përparimin të cilin Serbia e ka bërë në planin e integrimit evropian vitin e kaluar, si dhe bindjet se është e "vetëdijshme për rëndësinë e bashkëpunimit me Tribunalin e Hagës", duke shtuar se pret që Beogradi t'i ndërmarrë të gjitha masat t'i arrestojë të arratisurit e tjerë të Hagës.