E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Qytetarët e Maqedonisë edhe më tej janë në mesin e popujve më të anueshëm pozitiv në korniza evropiane lidhur me hyrjen e vendit të tyre në BE, tregon hulumtimi më i ri i Eurobarometrit.
Pėr hyrje nė BE janė 62 pėr qind tė qytetarėve tė Maqedonisė
Gjithsej 62 për qind e të anketuarve në Maqedoni janë përgjigjur se anëtarësimi në Bashkimin Evropian (BE) do të ishte "mirë", tregojnë rezultatet e hulumtimit, të publikuara mbrëmë në Bruksel.
Në grupin e vendeve me status të kandidatit, hyrja në BE ka mbështetje prej 42 për qind të qytetarëve në Turqi dhe vetëm 23 për qind në Kroaci, që është për shtatë për qind më pak se në anketën e fundit të zbatuar në fillim të vitit.
Lidhur me Maqedoninë, edhe më e lartë është përqindja (74 për qind) e atyre që konsiderojnë se vendi do të përfitojë nga anëtarësimi në Bashkimin.
Në këtë pyetje pozitivisht u përgjigjën 48 për qind të të anketuarve në Turqi dhe 33 për qind të qytetarëve kroat.
Në të gjitha 27 shtetet anëtare të BE-së, mesatarisht 53 për qind e të anketuarve konsiderojnë se anëtarësimi i vendeve të tyre në Bashkimin është "gjë e mirë".
Përgjigje më të shumta pozitive ndaj kësaj pyetje janë regjistruar në Holandë, 80 për qind, Luksemburg (71), Irlandë (67) dhe Rumani (66 për qind).
Diçka më shumë se gjysma, 48 për qind, e qytetarëve në vendet anëtare të BE-së konsiderojnë se zgjerimi prej 15 në 27 anëtare ka përforcuar Bashkimin.
Kriza ekonomike dhe financiare është duke shkaktuar shqetësimin më të madh në mesin e qytetarëve në BE - 69 për qind.
Sipas hulumtimit të Eurobarometrit, qytetarët e Maqedonisë më së shumti janë të shqetësuar nga papunësia, 60 për qind, ndërsa 41 për qind janë përgjigjur se më së shumti i brengos gjendja ekonomike në vend.
Hulumtimi është zbatuar prej 6 tetorit deri më 6 nëntor të këtij viti në të gjithë 27 anëtaret e BE-së dhe tre vendet me status të kandidatit. Gjithsej janë anketuar 30 mijë persona, në secilin shtet nga një mijë. /Makfaks/

Publikuar: 19.12.2008 | 15:24
Lexuar: 346 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime