E shtunë, 15.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në Paris, e krahasuar me këngëtaren e madhe franceze, Edit Piaf, ndërsa në Itali me të madhen Mina, teksa poeti , Visar Zhiti do e quante zërin e Vaçes, një pjesë të lirisë së munguar.
Zëri i Vace Zeles, pjese e lirisë se munguar










Në 70 vjetorin e lindjes-


- Vaçe Zela, e lindur më 7 prill të vitit 1939, një vajzë nga Lushnja, që u bë artistja e popullit, nuk e kishte menduar se të kënduarit e këngës shqipe do ta përfshinin në librin e 500 personaliteteve me më shumë influencë në botë, e vetmja shqiptare që mori këtë çmim nga Instituti i Biografive në Amerikë.

Në Paris, e krahasuar me këngëtaren e madhe franceze, Edit Piaf, ndërsa në Itali me të madhen Mina, teksa poeti , Visar Zhiti do e quante zërin e Vaçes, një pjesë të lirisë së munguar.

Do të këndonte që e vogël në aktivitetet e ndryshme që organizoheshin në qytetin e saj, ku u zbulua si talent për të qenë paskësaj pjesë integrale e të gjitha festivaleve të muzikës në radio dhe më vonë në radio- televizion, që prej organizimit të parë të tyre në vitin 1962 dhe deri në vitin 1981, kur u largua nga skena si fituese e çmimit të parë.

Po ajo ka një kontribut të rëndësishëm edhe në muzikën e filmit, në të cilin ka interpretuar shumë këngë, pjesë e muzikës së filmave.
Vaçja me bashkëshortin Pjetër dhe vajzën Irma

Për yllin e muzikës shqiptare do të vinin njëri-pas tjetrit çmime të shumta. Këngët "Çelu si mimoza", "Djaloshi dhe shiu", "E dua vendin tim", "Ëndrra ime", "Lemza", "Nënave shqiptare", "O diell i ri", "Sot mbusha 20 vjet", "Të lumtur të dua" e shumë të tjera do të mbeteshin në fondin e artë.

Ndërsa çmimet që do të shkonin për këngëtaren janë të panumërta. "Artiste e Merituar" në '73-in, "Artiste e Popullit" në '77-ën, "Mjeshtre e madhe e punës", "Qytetare nderi e Lushnjes", po në qytetin e lindjes.

Kinoteatrit iu vu emri i saj dhe u ngrit një bust, presidenti Alfred Moisiu i akordoi "Nderi i Kombit", ndërsa u shpall edhe "Qytetare Nderi e Qarkut të Fierit.

Çmime të tjera ka marrë edhe jashtë territorit të Shqipërisë. Ajo ka marrë Diskun e Artë nga Amerika, për kontribut në shoqëri në vitin '97, është zgjedhur gruaja e vitit '97-98 në Kembrixh të Anglisë, "Mikrofoni i Artë", nga Ministria e Kulturës e Kosovës, "Çmimi i karrierës" e shumë të tjera. Ndërsa Institutit Biografik Amerikan, e rreshton në botimin e tij ndër 500 njerëzit më me influencë.
Vaçja, Ana Oxa dhe e bija e Vaçes Irma

Viti 1991 do të shënonte ngjitjen e fundit në skenë për të, pikërisht në Zvicër, në një koncert për shqiptarët që jetonin atje. Sot, në moshën 69 vjeçare, ajo kujtohet me adhurim nga publiku që ruan ende sot për këngëtaren e madhe.

Prej kohësh Vaçe Zela, për shkak të sëmundjes së saj mungon fizikisht në aktivitetin muzikor, teksa mbetet "Zëri" i jashtëzakonshëm që mbushte me energji skenat shqiptare. Ndonëse e larguar prej 8 vitesh në Zvicër, e lumturon fakti që njerëzit e kujtojnë, që ata nuk i kanë harruar këngët e bukura që ajo i përcillte nga skena e festivaleve. E ndërsa të gjithë shqiptarët do t'i shprehnin në këtë ditë, urimin për një jetë të gjatë.

Vaçe Zela jeton me bashkëshortin e saj, Pjetër Rodiqi dhe vajzën, Irma. Studenten e shkëlqyer të ekonomikut dhe më pas pedagoge në këtë fakultet dhe që tashmë punon në Institutin e Statistikave në Zvicër. Por rikthimi në Shqipëri, mbetet dëshira më e madhe për Vaçen.

E kujt si ka rënë në sy ballkoni me lule në qendër të Tiranës, pranë Sheshit Avni Rustemi në Tiranë. Ballkoni i shtëpisë së saj, vazhdon të jetë i mbushur plot me lule. Sepse ajo nuk ishte vetëm këngëtare, por edhe "gruaja e luleve".

Për to kujdeset e motra e saj, sigurisht me shpresën se një ditë ajo do t'i prekë ato sërish ./ATSH/
Vace Zela me shqiptarët e Zvicrës
Vace Zela me shqiptarët e Zvicrës

Publikuar: 06.04.2010 | 06:01
Lexuar: 4653 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet
nikolina nika (07/04/2010 11:59:44) metet krenarija e shqipnis vaqo zela asht ma afer edit piaf e ma nelt se mina jo vetem per zanin e inter pretimin por edhe per koht e vshtira qe e kan jetu me shum respekt e knaqsi ju kujtojm e vazhdojm m e dezhojm muziken e tyne
luli (08/06/2010 15:47:28) E pazevendesueshme, figure e e kompletuar artistikisht , Vace zela nuk mund te perseritet, nuk krahasohet me asnje kengetare te asnje kombi, panvarsisht nga sistemi ne te cilin ajo kaloi ****eren artistike , Vace zela ka qene njeriu me i vlersuar me cmimet me te larta qe mund ti jepen nje artiste, e meriton dhe une do te kisha mendimin qe per kintributin qe ka dhene nje nga institucionet kulturore -artistike te merrte emrin e saj.
donika (07/02/2014 06:37:32) vace zela nje engjell qe zoti e zbriti ne token shqiptare per te na bekuar

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime