E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Përmendet vetëm mosmarrëveshjet etnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve por ju jeni dëshmitarë se ka mosmarrëveshje të thella mes maqedonasve të cilat mund të çojnë në konflikt.
Thaēi: O konflikt, o zgjedhje tė parakohshme!










Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare sot kërcënoi se nëse nuk mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare, mund të shpërthejë ndonjë konflikt. Ai tha se ato patjetër duhet të mbahen pas muajit qershor.

“Nuk ka zgjidhje tjetër të situatës. O konflikt, o zgjedhje të parakohshme.

PDSH-ja e preferon këtë mënyrë më të butë demokratike të zgjedhjeve të parakohshme për shkak se situata nëse zhagitet kështu është situatë konfliktuoze.

Përmendet vetëm mosmarrëveshjet etnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve por ju jeni dëshmitarë se ka mosmarrëveshje të thella mes maqedonasve të cilat mund të çojnë në konflikt.

Mbyllja e perspektivës drejt BE-së dhe NATO-s i humb shpresat edhe minimale të Maqedonisë për mbijetesë. Zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhja më e mirë e problemit tash për tash”, deklaroi kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi. /alsat-m/

Publikuar: 06.04.2010 | 22:23
Lexuar: 268 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime