Goshevi theksoi se rezervat devizore janë në sasi të mjaftueshme dhe se në çdo kohë dhe çfarëdo mungese të mjeteve devizore në banka do të plotësohet me deviza nga ana e bankës qendrore.
Kursi devizor i denarit mbetet stabil dhe banka qendrore nëse ka nevojë ka mjaft rezerva të intervenojë në tregun devizor, deklaroi sot guvernatori i Bankës Popullore, Petar Goshev lidhur me shkrimin në disa media të shtypura se ka mungesë të eurove në këmbimoret për shkak të druajtjes nga devalvimi i valutës nacionale dhe se është rritur kursi i euros.
"Strategjia e mbajtjes së kursit stabil devizor mbetet. Si bankë qendrore me të gjitha instrumentet tona do ta mbrojmë kursin devizor. Stabiliteti i denarit nuk vjen në pikëpyetje për shkak se kemi në dispozicion instrumente përmes të cilave intervenojmë", deklaroi Goshevi në tryezën e rrumbullakët për rolin e Bankës së Maqedonisë për mbështetje të zhvillimit në krijimin e eksportit, që mbahet në Klubin e deputetëve.
Goshevi theksoi se rezervat devizore janë në sasi të mjaftueshme dhe se në çdo kohë dhe çfarëdo mungese të mjeteve devizore në banka do të plotësohet me deviza nga ana e bankës qendrore.
MIA