Messi ka shënuar 3 gola në 11 minuta. Golin e dytë e shënoi në minutën e 37, të tretin në minutën e 42 dhe të fundit në minutën e 88.
Fitorja e Barcelonës e ka emrin MESSI.
Barcellona ka përmbysur ëndërat e Arsenalit në Camp Nou, në çerefinalen e parë për Ligën e Kampioneve. Ka qenë Arsenali ai i cili ka hapur lojën me golin e shënuar në minutën e 19 nga N. Bendtner.
Mirëpo fantastiku Messi ka barazuar rezulltatin menjëher pas dy minutash. Messi gjatë kësaj ndeshje ka shënuar edhe 3 gola të tjerë dhe kështu ka përmbysur shpresat e Arsenalit për kualifikim në gjysëm finale.
Messi ka shënuar 3 gola në 11 minuta. Golin e dytë e shënoi në minutën e 37, të tretin në minutën e 42 dhe të fundit në minutën e 88.
Në "Camp Nou" Barcelona ka ardhur me një avantazhin që i jepte barazimi 2-2 në ndeshjen e parë në Londër. Për spanjollët mungonte kapiteni Charles Pyol, pas kartonit të kuq të marrë në takimin e parë dhe sulmuesi suedez Zllatan Ibrahimoviç, pas një dëmtimi të pësuar në fundjavë.
Për Arsenalin në këtë takim mungonte mesfushori Cesc Fabregas si pasojë i një dëmtimi dhe mbrojtësi Uilliam Gallas.
Barcelona në gjysëm finale do të takohet me Interin.