E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Bëhet fjalë për kalë troje në formë të scriptës që provon të shfrytëzojë lëshimet në Adobe Reader dhe Acrobat, Java, QuickTime dhe Flash, dhe paraqet vërejtje të rreme për virusët në kompjuter. Shfrytëzuesit nuk duhet të klikojnë fare për t'u infektuar, mjafton vetëm që browseri i Internetit ta lexojë reklamën me kodin malinj
Tani edhe virusėt nė reklama?














Sipas ekspertëve nga kompania çeke Avast, softveri malinj gjithnjë e më shumë po përhapet përmes platformave për distribuim të reklamave si Yahoo dhe Fox.
Është zbuluar që në shpalljet që paraqiten në disa faqe me reputacion mjaft të madh si The New York Times, fshihet softveri malinj. Për këtë fajtore janë platformat për distribuim të reklamave si Yield Manager i Yahoo dhe Fox Audience Network Fimserver.com. Në masë shumë më të vogël softveri malinj shpërndahet edhe nëpërmjet DoubleClick të Google.

Për përhapjen e softverit malinj shfrytëzohet lëshimi në JavaScript të cilin Avast e quan JS:Prontexi. Bëhet fjalë për kalë troje në formë të scriptës që provon të shfrytëzojë lëshimet në Adobe Reader dhe Acrobat, Java, QuickTime dhe Flash, dhe paraqet vërejtje të rreme për virusët në kompjuter. Shfrytëzuesit nuk duhet të klikojnë fare për t'u infektuar, mjafton vetëm që browseri i Internetit ta lexojë reklamën me kodin malinj.

Softveri malinj ka filluar të përhapet me këtë mënyrë kah fundi i dhjetorit, ndërsa në Avast theksojnë që në kompjuterët e shfrytëzuesve kanë gjetur më shumë se 2,6 milionë instanca të tij. Prej kësaj shifre përafërsisht 530.000 kanë të bëjnë me Yield Managerin, ndërsa DoubleClick është fajtor për 16,300 sish.

Avast thotë se DoubleClick ka një përqindje relativisht të vogël të infekimit me kalin e trojës Prontexi, ndërsa situata është përmirësuar akoma më shumë pasi Google ndërmori veprimet adekuate për të penguar përhapjen e mëtejme të tij. Yahoo dhe Fox tani për tani nuk kanë ndërmarrë kurrfarë masash për parandalimin e përhapjes së këtij infektimi.

Publikuar: 07.04.2010 | 14:33
Lexuar: 789 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime