E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gazsjellësi do të ketë gjatësi prej 1220 km nga Viborgu në Rusi deri në Graifsuald në Gjermani. Rrjedha veriore është projekti më i madh energjitik i infrastrukturës në Evropë dhe do të kushtojë rreth 7.4 miliardë euro.
Filloi ndėrtimi i gazsjellėsit












Gazpromi rus njoftoi se filloi ndërtimin e gazsjellësit Rrjedha veriroe nën Detin Baltik, tre ditë para fillimit zyrtar të projektit.

Gazsjellësi do të ketë gjatësi prej 1220 km nga Viborgu në Rusi deri në Graifsuald në Gjermani. Rrjedha veriore është projekti më i madh energjitik i infrastrukturës në Evropë dhe do të kushtojë rreth 7.4 miliardë euro.

Pjesa e parë e gazsjellësit duhet të fillojë të funksionojë në fund të vitit 2011 me kapacitet prej 27,5 miliardë kub gaz në vit. Me përfundimin e pjesës së dytë, në vitin 2012, përmes tij do të kalojnë deri në 55 miliardë metra kub gaz në vit.

Gazprom në konzorcium ka 51 për qind të aksioneve. Ceremonia zyrtare për fillimin e ndërtimit është caktuar më 9 prill në Viborg ku do të marrë pjesë edhe presidenti rus Dimitrij Medvedev.

Publikuar: 07.04.2010 | 16:37
Lexuar: 408 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime