Numri i përgjithshëm i sistsmeve aktive dhe rezerve për fillimin e raketave interkontinentale balistike, sisteme për startim të këtyre rajetave në nëndetëse dhe të bombarderëve aktivë dhe rezervë nuk mund të jetë mbi 800.
Presidenti amerikan Barak Obama dhe shefi i shtetit rus Dimitrij Medvedev, nesër më 8 prill në Pragë do të nënshkruajnë Marrëveshje të re për zvogëlimin e armatimit strategjik.
Marrëveshja për kontrollë të armatimit bërthamor, e cila duhet ta zëvendësojë marrëveshjen paraprake START, e cila vlente nga fillimi i viteve të 90-ta, deri më 5 dhjetor të vitit të kaluar, konsiderohet si rezultat i parë i politikës së "fillimit të ri" në marrëdhënien ruso-amerikane pas periudhës së "ftohjes së raporteve" gjatë së cilës rusët dhe amerikanët nuk mundën të gjejnë gjuhë të përbashkët.
Marrëveshja e re parashikon që SHBA-ja dhe Rusia gjatë shtatë vjetëve do ta zvogëlojnë arsenalin e tyre strategjik.
Dy vendet kanë të drejtë të disponojnë me nga 1.500 mbushje bërthamore, që është për një të tretën nën nivelin e paraparë me marrëveshjen paraprake.
Secili vend ka të drejtë të disponojë me 700 raketa interkontinentale balistike, të sistemuara në nëndetëse dhe bombarderë strategjikë, që është dy herë më pak në krahasim me marrëveshje paraprake.
Numri i përgjithshëm i sistsmeve aktive dhe rezerve për fillimin e raketave interkontinentale balistike, sisteme për startim të këtyre rajetave në nëndetëse dhe të bombarderëve aktivë dhe rezervë nuk mund të jetë mbi 800.
Sipas Marrëveshjes së re, çdo shtet ka të drejtë në mënyrë ta përcaktojë përbërjen dhe strukturën e armëve të tyre strategjike ofenzive.
Me arritjen e presidentit rus Dmitrij Medvedev sonte në Pragë, kur do të takohet me nikoqirin e tij, presidenti çek Vaclav Klaus do të fillojnë takimet shtetërore, të cilët do të "okupojnë" opinionin botëror ditët e ardhshme.
Presidenti i SHBA-së, Barak Obama në metropolën çeke do të arrijë nesër paradite. Dy limuzinat e blinduara "Mercedes Pulmen" i Dmitirij Medvdevit, të cilën e quajnë "Kali i Nilit" dhe "Kadilaku 1" i quajtur "Bishë" e presidentit amerikan, tashmë kanë mbërritur në Pragë.
Dy automobilat janë të pajisura me teknologjinë më të re, me karoseri dhe xham të padepërtueshëm, e cila mund t'i rezistojë shpërthimit nga bomba dhe është me burime të veta të oksigjenit dhe me enterier hermetikisht të mbyllur, i cili mbron nga sulmi kimik.
Metropola çeke këtyre ditëve është një nga vendet më të siguruara të globit. Gjatë aktiviteteve treditëshe nëpër rrugët e Pragës do të sistemohen rreth 5.000 policë, ndërsa në gjendje gatishmëria janë edhe armata çeke dhe ekipet speciale për mbrojtje kimie dhe mbrojtje tjetër speciale.
Presidenti Obama do të flejë në hotelin "Hilton", ndërsa Dmitrij Medvedevi në hotelin "For sizons".
Në Këshjellën e Pragës, në "Sallën spanjolle" do të nënshkruhet Marrëveshja për zvogëlim të armatimit amerikano-rus, e cila në Çeki quhet "Marrëveshja historike e Pragës", tashmë është bërë edhe prova gjenerale dhe gjithçka është përgatitur për transmetim direkt, për të cilin janë akredituar mbi 1.000 gazetarë dhe fotoreporterë.
Është paraparë që Marrëveshja të nënshkruhet saktë në mesditë, e cila do të pasojë pas pothuajse takimit dyorësh të Obamës dhe Medvedevit.
Sipas protokollit çek, i cili parashikon që më "i riu" në funksion ta pret kolegun më të vjetër, Barak Obama si "nikoqir" do ta pret Dmitrij Medvedevin në takimin në kështjellën e Pragës "Hradçani".
Është paraparë që dy presidentët të kenë drekë solemne me shefin e shtetit çek Vaclav Klaus, ndërsa për mbrëmje është paraparë takim i presidentit Obama me përfaqësues të 11 vendeve të Evropës së Mesme dhe të Evropës Lindore: Çekia, Bullgaria, Kroacia, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Polonia, Rumania, Sllovakia dhe Sllovenia.
Presidenti amerikan në takim dëshiron t'i bindë politikanët e rajonit se për ata, marrëveshje e re me Rusinë nuk paraqet kërcënim.
Të premten para largimit, Obama do të realizojë takime individuale edhe me kolegun çek dhe me kryeministrin Jan Fisher.
Presidenti rus Dmitirij Medvedev sipas planit do ta lëshojë Republikën Çeke të enjten pasdite.
Samitin e ardhshëm të SHBA-së dhe Rusisë, pjesa më e madhe e çekëve e shkojnë si reklamë unikale për Çekinë.
Sipas rezultateve nga hulumtimi i agjencisë çeke "SANEP", 70 për qind e popullatës çeke, e pranojnë pozivisht vendimin, nënshkrimin e Marrëveshjes për zvogëlimin e armatimit bërthamor nga ana e presidentit amerikan dhe rus të jetë në shtetin e tyre.
Në mbledhjen amerikan-rusem pikëpamje pozitive ka edhe këshilltari i presidentit çek Ledislav Jakël.