Klubi studentor Juristët e rinj, i cili funksionon në kuadër të Fakultetit Juridik të USHT-së, organizoi debat të hapur, me temë: ,,Sistemi zgjedhor në Maqedoni, listat e hapura dhe njësitë zgjedhore.
Në USHT debat:
"Sistemi zgjedhor në Maqedoni, listat e hapura dhe njësitë zgjedhore"
Klubi studentor Juristët e rinj, i cili funksionon në kuadër të Fakultetit Juridik të USHT-së, organizoi debat të hapur, me temë: ,,Sistemi zgjedhor në Maqedoni, listat e hapura dhe njësitë zgjedhore.
Në këtë debat morën pjesë studentët e Fakultetit Juridik, të cilët u fokusuan në idenë që është bërë temë diskutimi në qarqe të ndryshme shkencore dhe intelektuale, ndërsa së fundi edhe tek studentët e USHT-së.
Sipas studentëve, Fatos Veliut, Bukurije Hetemit, Fisnike Bekteshi, Flaka Pollozhani, Murat Aliu, Miftar Emini, Manushaqe Abazi dhe Lirim Jashari, të cilit ishin të një qëndrimi, se shqiptarët në Maqedoni përfitojnë më shumë nga sistemi me një njësi zgjedhore në Maqedoni, që sipas tyre, përmes këtij modeli nuk do të humbnin votat shqiptare.
Ky është debati i radhës që organizojnë studentët e Fakultetit Juridik, përkatësisht Klubi i studentëve ,,Juristët e rinj, të cilët e ngrenë zërin e arsyes për rrjedhat e gjithmbarshme në Maqedoni.
Po ashtu, studentët treguan interesim të jashtëzakonshëm edhe për propozimin e listave të hapura, ku sipas tyre, procesi zgjedhor do të jetë më transparent ndaj votuesve, ku të njëjtit do të mund ti përzgjedhin kandidatët më meritorë, që ti përfaqësojnë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.