Në kuadër të shënimit të Ditës botërore të shëndetit, Ministria e Shëndetësisë sot organizoi marsh nga sheshi "Maqedonia" deri te Parku i Qytetit me çka u shënua fillimi i fushatës së madhe të Ministrisë "Shprehi të shëndosha jetësore për shëndet të mirë" në kuadër të aksionit global të OBSH-së me moton "1000 qytete për 1000 jetë"
Shëndeti është shumë më i madh se sistemi shëndetësor dhe do të thotë shprehi të shëndetshme jetësore, ushqim i shëndetshëm, ajër, ujë dhe sistem i mirë shëndetësor.
Ai është një komponentë nga të gjitha masat që janë parakusht për shëndetin, i cili në Maqedoni ballafaqohet me sfida të mëdha që është në kuadër të orvatjeve që të adapotohet sistemi i mundësive që i ka shteti me qëllim të mundësimit të mbrojtjes cilësore shëndetësore, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Bujar Osmani me rastin e 7 Prillit - Ditës botërore të shëndetit.
Në kuadër të shënimit të Ditës botërore të shëndetit, Ministria e Shëndetësisë sot organizoi marsh nga sheshi "Maqedonia" deri te Parku i Qytetit me çka u shënua fillimi i fushatës së madhe të Ministrisë "Shprehi të shëndosha jetësore për shëndet të mirë" në kuadër të aksionit global të OBSH-së me moton "1000 qytete për 1000 jetë"
Me rastin e Ditës botërore të shëndetit në sheshin Maqedonia, Ministria e Shëndetësisë organizon për qytetarët kontrollime parandaluese falas.
Osmani e theksoi rëndësinë e aktivitetit fizik dhe shprehive të shëndosha jetësore si paraskusht kryesore prë jetë të shëndoshë. Rreth tre milionë njerëz, tha ai brenda një viti vdesin nga mosaktiviteti fizik, ndërsa në rënie janë edhe sëmundjet e ndërlidhura me mënyrën urbane të jetesës.
Ministri Osmani theksoi se sipas vlerësimit të agjencive hulumtuese botërore, Maqedonia është një nga vendet në rajon, e cila ka progres më të madh në pjesën e sistemit shëndetësor me madje shtatë vende në shkallën e kënaqësisë së pacientëve, të vlerësuar në vendet-anëtare të BE-së dhe vendeve-kandidate.