Vendet e Kartës së Adriatikut, Shqipëria Maqedonia dhe Kroacia dhe të gjithë ministrant e punëve të brendhsme të Evropës juglindore, janë takuar dje në ishullin Brioni në Kroaci, për të pregatitur versionin përfundimatar të luftës kundër kriminalitetit.
MAQEDONIA, SHQIPËRIA DHE KROACIA, STRATEGJI TË PËRBASHKËT
Vendet e Kartës së Adriatikut, Shqipëria Maqedonia dhe Kroacia dhe të gjithë ministrant e punëve të brendhsme të Evropës juglindore, janë takuar dje në ishullin Brioni në Kroaci, për të pregatitur versionin përfundimatar të luftës kundër kriminalitetit.
Versionin përfundimtar I strategjisë, lidhur me luftën kundër kriminalitetit të organizuar dhe atij ekonomik në rajon, do të jetë gati Brenda këtyre ditëve, pasi minitrat e punëve të brendshme, të japin pëlqimin për këtë plan, deklaroi zyrtar I Ministris së punëve të Brendshme të Maqedonis.
Informacionin për këtë takim dhe vërtetimin e planit kundër kriminalitet e kumtoi Këshilli i Evropës (KE), i cili njëherit është edhe organizator i takimit që mbahet në ishullin Brioni.
Takimi ministror është në kaudër të programit CAPRO për luftë kundër kriminalitetit, projekt të cilin së bashku e realizojnë Këshilli I Evropës dhe Komisioni Evropian.
Strategjia rajonale do të parmbajë masa konkrete për luftën kundër kriminalitetit të organizuar dhe atij ekonomik, në sferën e hetimeve financiare, mekanizmave për mbrojtje të dëshmitarëve, metoda speciale të hetimeve dhe përmes bashkëpunimit kufitar, bëhet e ditur në kumtesën e Këshillit të Evropës
(H.A.)