Drucas, i cili prej dje është për vizitë në Turqi e ka bindur patriarkun se në bisedimet e sotme në Ankara, pala greke do ta shtrojë pyetjen për të drejtat e Patriarkës së Stambollit, të cilët sipas tij janë "detyra të Turqisë, e cila del nga fakti se Turqia është kandidate për anëtarësim në BE".
Greqia gjithmonë i ka qëndruar afër Patriarkanës së Stambollit dhe e ka mbështetë veprën e saj të vështirë, deklaroi zëvendësministri grek i Punëve të Jashtme, Dimitris Drucas në takimin me Patriarkun ekumenik të Stambollit, kumtoi agjencia greke e lajmeve ANA-MPA.
Drucas, i cili prej dje është për vizitë në Turqi e ka bindur patriarkun se në bisedimet e sotme në Ankara, pala greke do ta shtrojë pyetjen për të drejtat e Patriarkës së Stambollit, të cilët sipas tij janë "detyra të Turqisë, e cila del nga fakti se Turqia është kandidate për anëtarësim në BE".
Drucas sot në Ankara do të bisedojë me ministrin turk të Punëve të Jashtme, Ahmet Davutoglu për çështjen e bashkëpunimit dypalësh, si dhe për përgatitjet për vizitën e kryeministrit turk Rexhep Taip Erdogan në Greqi, në fillim të verës, me ftesë të kolegut të tij grek Jorgos Papandreu.
Diplomati grek do të pritet nga kryeministri Rexhep Taip Erdogan dhe nga presidenti Abdulla Gjyl