E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti pas takimit deklaroi se kërkesat e tyre për ndryshime kushtetuese i kanë dorëzuar në formë të shkruar, duke mos precizuar për çka bëhet fjalë. Theksoi se nuk kanë biseduar për qëndrimet rreth kërkesave por vetëm se i kanë prezantuar.
Liderėt prezentuan propozimet, pėson shqyrtimi







Liderët partiak në takimin njëorësh i cili përfundoi sot pas mesditës në Klubin e deputetëve në Shkup, i kanë dhënë propozimet e tyre për ndryshimin e Kushtetutës, por nuk kanë këmbyer mendime për to. Qëndrimet do t'i harmonizojnë grupet punuese të ekspertëve dhe nëse arrihet pajtim, deri në fund të muajit do të mbahet takim i ri i liderëve.

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti pas takimit deklaroi se kërkesat e tyre për ndryshime kushtetuese i kanë dorëzuar në formë të shkruar, duke mos precizuar për çka bëhet fjalë. Theksoi se nuk kanë biseduar për qëndrimet rreth kërkesave por vetëm se i kanë prezantuar.

Në takimin të cilin e konvokoi kryeministri dhe lider i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski që të shqyrtohen ndryshimet e Kushtetutës, në pjesën e Këshillit gjyqësor, qëllimi i së cilit është të përforcohet pavarësia e sistemit gjyqësor dhe të rritet efikasiteti i tij, pëprveç Ahmetit morën pjesë edhe kryetarët e LSDM-së Branko Cërvenkovski dhe i Demokracisë së Re, Imer Selmani. Si edhe në disa takime të fundit të liderëve, edhe kësaj radhe nuk erdhi njeriu i parë i PDSH-së, Menduh Thaçi.
Takim i liderëve

Propozimi për ndryshimet kushtetuese në pjesën e Këshillit gjyqësor përmban disa punë kyçe - të rritet numri i anëtarëve të Këshillit të zgjedhur nga radha e gjykatësve me votim të fshehtë në llogari të atyre që i propozojnë Kuvendi dhe presidenti i shtetit, ministri i Drejtësisë të mos jetë anëtar i Këshillit dhe shkurtimi i mandatit të anëtarëve i cili tani është gjashtë vjet.

DR-se pas perfundimit te takimit me nje kumtese ka njoftuar se ka propozuar që nga 15 anëtarët e Këshillit Republikan Gjyqësor, 9 të jenë nga rradhët e gjyqtarëve, nga të cilët 3 duhet t’i takojnë bashkësive etnike joshumicë, ndërsa 6 të propozohen nga Kuvendi, nga të cilët 2 duhet të pjesë pjesëtarë të bashkësive etnike joshumicë.

LSDM, BDI dhe Demokracia e Re, paralajmëruan se në takimin e sotëm do të kërkojnë edhe ndryshime të tjera në Kushtetutë, jashtë atyre të cilat i ka propozuar VMRO-DPMNE. LSDM-ja propozoi plotësimin e nenit 52 të Kushtetutës me të cilin do të mundësohet vjetërsia e veprave penale që kanë të bëjnë me transfromimin e kapitalit shtetëror dhe shoqëror, BDI në Gjykatën Kushtetuese të vendoset me shumicën e ashtuquajtur të Badenterit, Demokracia e Re do të kërkojë që sipas parimit të Badenterit të vendoset, përveç se në Gjykatën Kushtetuese dhe në Këshillin gjyqësor gjatë zgjedhjes së gjykatësve, por edhe gjatë miratimit të buxhetit të shtetit.
Takim i liderëve

Publikuar: 08.04.2010 | 06:34
Lexuar: 512 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
Astrit.Abdullahu (10/04/2010 14:21:34) Nuk e kamė te qarte se si sillet kryeministri i nje shteti multinacional,a'thue vall ne duhet tjemi lipsar ne shtepin ton.Te bashkohen forcat shqiptare dhe intelektualet shqiptar ti lan inatet ndermjet veti dhe ta zgjedhim interesin komtar se koha nuk pret me shekuj duke i lutur te tjert se ēka duhet ber me fatin ton.Jam shum i sigurt se Z.Ali Ahmeti nuk di lute meh dhe do filloje te krijojė parlament paralel me maqedonaset ose te ndahet hisja jon sepse ata nuk e duan bashkjetesen dhe do ishte mir sejcili hisen e vet ne shtepi te vet.

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime