Krahas Todorovskit i cili u dënua me tre vjet, nga një vjet burg iu shqiptua edhe dy nëpunësve komunal. Policia gjatë muajit prill arrestoi kryetarin e komunës nën akuzën se ka marrë ryshfet prej 100.000 euro.
Kryetari i komunës së Aerodromit në Shkup Kiril Todorovski është dënuar me tre vjet burg për atë se ka marrë ryshfetit në vlerë prej 100.000 euro.
Krahas Todorovskit i cili u dënua me tre vjet, nga një vjet burg iu shqiptua edhe dy nëpunësve komunal. Policia gjatë muajit prill arrestoi kryetarin e komunës nën akuzën se ka marrë ryshfet prej 100.000 euro.
Todorovski në procesin pohonte se paratë kanë qenë donacion për ndërtim të një kishe, ndërsa prokuroria theksoi se bëhet fjalë për korrupsion.
Kryetari i komunës, i cili në pozitë erdhi si kandidat i VMRO-DPMNE-së, pas gjykimit tha se ka qenë i kurdisur nga politika.