E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Reklamimi i "Pragës së artë" dhe monumenteve të saj që zakonisht kushton 130.000 dollarë në një faqe të gazetës ditore "Nju-Jork Tajms" ose 50.000 dollarë për tre sekonda në eterin e SNN, kësaj rradhe kryeqyteti çek e mori falas.
Samiti amerikano-rus reklamė falas pėr Pragėn










Vizita e dy liderëve botërorë presidentit të SHBA-së Barak Obama dhe kolegut të tij rus Dimitrij Medvedev në Pragë, ku dje u nënshkrua Marrëveshja hisotrike për uljen e armatimit bërthamor, ditët e kaluara i mbushi faqet e mediave botëroroe dhe metropoli çek e mori reklamën më të madhe falals që mund t'i sjellë një numrë të madh turistësh, konstatuan nëpunësit turistikë çekë.

Reklamimi i "Pragës së artë" dhe monumenteve të saj që zakonisht kushton 130.000 dollarë në një faqe të gazetës ditore "Nju-Jork Tajms" ose 50.000 dollarë për tre sekonda në eterin e SNN, kësaj rradhe kryeqyteti çek e mori falas.

Sipas marketing-menaxherit David Lotak, siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Praga, fushata e cila këto ditë bëhej në Çeki për shkak të Samitit ruso-amerikan me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes historike për çarmatimin bërthamor ka vlerë prej pothuajse 11 milionë dollarësh.

Ekspertët konfirmojnë se përparësi e madhe është ajo që nuk bëhet fjalë për reklamë klasike, por për lajmet që janë dhënë jashtë nga hapësira e paguar që zakonisht tërheqin shumë vëmendje.

Nëse gjykohet sipas përvojave të kaluara, ngjarje të tilla mund që të ndikojnë në rritjen e interesit dhe rezultatet më të mira tek hotelierët.

Argument për këtë është rritja e konsiderueshme e numrit të turistëve pas vitit 2000 kur në Çeki u organizua takimi i Fondit ndërkombëtar monetar dhe Bankës Botërore.

Turistët të cilët dy ditët e kaluara e vizituan Pragën nuk patën fat që t'i shohin të gjitha monumentet e mëdha historike. Për shkak të vizitës së delegacionit të lartë shtetëror nga SHBA-ja dhe Rusia, një numër i madh i rrugëve në qytet ishin të mbyllura, ndërsa gjatë ditës së djeshme destinacioni më i vizituar tursitik, Kështjella e Pragës "Hardçani" ishte e mbyllur për vizitorët.

Publikuar: 09.04.2010 | 14:38
Lexuar: 490 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime