Ajo përdor aparat dëgjimi, për të qenë e sigurt se ajo mund të dëgjojë mësuesen dhe përdor lente zmadhuese për të lexuar tekstet e librave. Ma është martuar që 18 vjeçe, kur dhe u bë shtëpiake, ka rritur nëntë fëmijë, shtatë prej të cilëve janë me shkollë të lartë.
Një gjyshe 102-vjeçare, është nxënësi i parë në botë më i vjetër në moshë, pasi ajo i është rikthyer shkollës në Kinë. Ma Xiuxian, ka filluar të punojë që në moshën 13 vjeçare në një fabrikë pambuku, por gjithnjë ka dashur të kishte mundësinë e arsimimit të duhur, dhe i është rikthyer shkollës në këtë moshë për të përmbushur ambicien e saj.
"Ndihem e lumtur, që më në fund mund të realizojë ëndrrën time për të shkuar në shkollë", thotë Ma.
Ajo ka mbështetjen e djalit të saj më të ri, Yi Fengxin, 58 vjeç, dhe ai e shoqëroi kur ajo shkoi ditën e parë në shkollën fillore të Veishan Road Elementary School. Pas mësimit të parë, asaj iu kërkua të thoshte disa fjalë, dhe Ma u përgjigj: "Faleminderit mësuese! Faleminderit shokëve të klasës sime! Unë do të studioj shumë për të dhënë kontributin tim për vendin".
Ajo përdor aparat dëgjimi, për të qenë e sigurt se ajo mund të dëgjojë mësuesen dhe përdor lente zmadhuese për të lexuar tekstet e librave. Ma është martuar që 18 vjeçe, kur dhe u bë shtëpiake, ka rritur nëntë fëmijë, shtatë prej të cilëve janë me shkollë të lartë.
Djali i saj, Yi, thotë se e ëma ka shitur edhe bizhuteritë e saj për të dërguar fëmijët në shkollë, dhe ëndrra e saj e madhe ka qenë që një ditë të shkonte vetë në shkollë. /alsat/