E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Roza Otunbaeva, e cila tash e udhëheq Qeverinë e Kirgistanit shpalli dy ditë zie dhe paralajmëroi dëmshpërblim për familjet e viktimave. Mbrëmë në Bishkek ishin regjistruar shpërthime sporadike. Forcat e reja për siguri premtuan se do t'i zbatojnë të gjitha masat për mbajtjen e rendit dhe paqes.
Roza Otunbaeva  organizon tubrim komemorativ









Tubim komemorativ në Bishkek

Mijëra njerëz janë mbledhur në qendër të Bishkekut që të marrin pjesë në tubimin komemorativ për nder të viktimave gjatë rrëzimit nga pushtet të presidentit Kurmanbek Bakiev.

Të paktën 75 vetë e humbën jetën dhe më shumë se mijëra janë lënduar gjatë përleshjeve të policisë dhe demonstruesve, pas të cilave e mori pushtetin.

Roza Otunbaeva, e cila tash e udhëheq Qeverinë e Kirgistanit shpalli dy ditë zie dhe paralajmëroi dëmshpërblim për familjet e viktimave.

Mbrëmë në Bishkek ishin regjistruar shpërthime sporadike. Forcat e reja për siguri premtuan se do t'i zbatojnë të gjitha masat për mbajtjen e rendit dhe paqes.

Bakiev i cili iku në jugperëndim të vendit, nuk e pranon humbjen. Në një intervistë për më shumë radio stacione edhe Al Xhazira tha se "nuk ka për qëllim ta pranojë humbjen", ndërsa ngjarjet i quajti " orgji të grupeve të armatosura të opozitës".
Roza Otunbayeva

Mediat perëndimore njoftojnë se sot nga Bishkek për në Moskë do të udhëtojë delegacioni i autoriteteve të reja. Otunbaeva në një deklaratë për radion Eho të Moskës dje tha se presidenti rus Vladimir Putin ka pyetur se si mund t'i ndihmohet autoriteteve të reja me ç'rast ishte dakorduar zëvendësi i parë i kryeminstres Almaz Atambaev të udhëtojë për në Moskë.

Këshilltari në Shtëpinë e Bardhë për marrëdhënie me Rusinë, Majkëll Mekfor paraqiti qëndrimin se Rusia nuk e ka ndihmuar goditjen shtetërore në Kirgistan. Uashingtoni zyrtar baza ajrore Manas e të cilit ndodhet në territorin e Kirgistanit, akoma nuk është prononcuar për legjitimitetin e Qeverisë së Otunbaevës dhe u bëri thirrje palëve kundërshtuese në zgjidhje paqësore.

Baza e SHBA-së në Manas është përkrahje logjistike e forcave të NATO-s në Afganistan dhe dje përkohësisht e ndërpreu punën.

Në bazën ruse në Kirgistan, që ndodhet në vendin Kant në afërsi të Bishkekut, janë dërguar 150 ushtarë shtesë që të përforcohet siguria e 400 ushtarëve rusë të vendosur në këtë bazë.

Publikuar: 09.04.2010 | 16:16
Lexuar: 505 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime