Studentet e vitit të katërt të gjeografisë në USHT, shprehën sot revoltën për moszbatimin e plotë të plan-programit të tyre mësimor.
Këta studentë, të cilët prezantohen si përfaqësues të të gjithë studentëve të Programit studimor të Gjeografisë kanë dhënë deklarata të pavërteta, duke deklaruar se në Katedrën e Gjeografisë nuk realizohet pjesa praktike e planit dhe programi mësimor, deklaroi Selam Sulejmani, shef i Zyrës për Informim në USHT.
Universiteti Shtetëror i Tetovës e hedh poshtë, si të pavërtetë, deklaratën e dhënë nga disa studentë të vitit të IV, të Programit studimor të Gjeografisë, të dhënë më 8 prill në Televizionin Alsat-M.
Këta studentë, të cilët prezantohen si përfaqësues të të gjithë studentëve të Programit studimor të Gjeografisë kanë dhënë deklarata të pavërteta, duke deklaruar se në Katedrën e Gjeografisë nuk realizohet pjesa praktike e planit dhe programi mësimor, deklaroi Selam Sulejmani, shef i Zyrës për Informim në USHT.
Ai tha se me përgjegjësi të plotë deklarojmë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë. Këtë vit akademik, si asnjëherë më parë është duke u realizuar pjesa praktike sipas planit dhe programi mësimor të gjeografisë, edhe atë, jo vetëm për studentët e Programit studimor të Gjeografisë, por edhe për studentët tjerë të USHT-së.
"Dëshmia më e fundit për realizimin e mësimit praktik për studentët e gjeografisë është realizimi i ekspeditës së fundit, me karakter shkencor, në Kosovë, të realizuar në fund të muajit mars, më saktë, më 26 dhe 27 mars 2010, me çrast është vizituar Shpella e Gadimes, në kuadër të mësimit praktik nga lënda e gjeomorfologjisë, ndërsa studentët e vitit të katërt, për motive të panjohura nuk kanë pranuar të jenë pjesë e kësaj ekspedite", deklaroi Selam Sulejmani.
Po ashtu, studentët e vitit të parë kanë dalë në terren me profesorin e lëndës përkatëse të gjeologjisë, me profesorin e lëndës Planifikimi hapësinor, në zyrat e Drejtorisë për urbanizëm të komunës së Tetovës dhe komunës së Tearcës, sqaroi Sulejmani
Ai shtoi se është paraparë që të realizohet edhe ekspedita nga lënda e turizmit nëpër Maqedoninë Perëndimore dhe në Republikën e Shqipërisë, të cilën ekspeditë, studentët protestues të vitit të katërt e kundërshtojnë me pretekst se nuk ka rëndësi, duke kërkuar që të udhëtohet në Turqi, Itali, ose në ndonjë vend tjetër.

"E ndjejmë të nevojshme që publikisht të themi, se për herë të parë në praktikën e deritashme për realizimin e punës praktike të Programit studimor të Gjeografisë, të njëjtat realizohen plotësisht me shpenzimet e USHT-së.Sa u përket kushteve në të cilat funksionon Programi studimor i Gjeografisë, ju themi se aktualisht, ky Program studimor ka hapësira më të përshtatshme për zhvillimin e mësimit dhe zyra për profesorët dhe asistentët, në krahasim me fakultetet dhe programet tjera studimore, krahasuar me numrin e studentëve. Duhet të theksojmë se prej këtij viti akademik, studimet e rregullta në Programin studimor të Gjeografisë janë pa pagesë, falas", deklaroi shefi i Zyrës për Informim në USHT.
Mbi të gjitha, reagimi i studentëve në fjalë nuk qëndron, pasi të gjitha objektivat e parapara me planin dhe programin e Programit studimor të Gjeografisë, në FSHMN, në kuadër të USHT-së, realizohen me përpikëri, perfundoi ai.
Studentët e USHT-së ankohen, diplomojnë pa asnjë orë praktike!
Studentet e vitit të katërt të gjeografisë në USHT, shprehën sot revoltën për moszbatimin e plotë të plan-programit të tyre mësimor. Studentët theksojnë se me gjithë kërkesën e parashtruar në rektorat, me datë 22 mars 2010, me të cilën kërkojnë zbatimin e pjesës praktike siç është e parashikuar në programin mësimor, iniciativa e tyre ka hasur në veshë të shurdhër.
Sipas tyre, gjatë 4 viteve të studimit, nuk është zhvilluar asnjë orë praktike. Por, nga përgjegjësit e fakultetit, askush nuk i tregua i gatshëm ti kundërpërgjigjej situatës. Megjithatë sipas burimeve, zyra për informim e USHT-së, është e qëndrimit se reagimi i gjoja dy studentëve, është i paarsyeshëm dhe i pabazë.
Gjithmonë, si arsyetim për mos realizimin e plotë të plan-programit në fjalë, studentëve u thuhet se janë mjetet financiare. Duke e ditur shumë mirë se kolegët tanë, pranë të njëjtit fakultet në Shkup, këtë plan program e realizojnë të plotë, pra duke bërë mësime praktike nëpër Maqedoni, Itali, Gadishullin Ballkanik si dhe në Azi të vogël. Si është e mundur që të dy palët studiojnë në universitete publike të këtij shteti, me të njëjta kushte pagesash studimi dhe të mos kemi oferta të barabarta studimi, deklaroi Faredin Destani, student i gjeografisë.
Studentët shpjegojnë se kanë pasur përkrahje të pjesshme nga profesorët tyre, por asnjë lloj mbështetje nga shefi i kabinetit Fauzi Skënderi. Sipas tyre, Skënderi e vlerëson iniciativën e studentëve, si veprim të ndërmarrë kundër tij. Nga ana tjetër ata u ankuan edhe për kushtet jo të përshtatshme ku zhvillojnë mësimin.
Pra siç e shihni edhe klasën ku jemi këtu në podrum, jemi të izoluar si me qenë në burg, një zjarr diçka nuk mund të dalim prej këtu, u shpreh Evzal Selmani, student i gjeografisë.
Me gjithë përpjekjet tona, askush nga përgjegjësit e fakultetit të gjeografisë, por edhe rektorati nuk pranuan të prononcohen lidhur me kërkesën dhe reagimet e studentëve. Nga zyra për informim në USHT, na thanë se qëndrimi i Universitetit është i prerë: Askush nuk do të prononcohet lidhur me çështjen, pasi bëhet fjalë për një reagim të paarsyeshëm dhe të pabazë të disa studentëve. Sipas tyre plan programi respektohet dhe janë realizuar të gjitha aktivitetet e parashikuara në të.