E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Odat ekonomike janë të bindura se nëse Banka për përkrahjen e zhvillimit, u ndan kompanive kredi,bankata komerciale do të ulin shkallën e interesit.
Kompanitė kėrkojnė kredi me interes tė ulėt


Kredi të drejtpërdrejta dhe jo përmes bankave komerciale. Këtë e kërkojnë kompanitë nga Banka maqedonase për përkrahjen e zhvillimit. Në rast se marrim kredi drejtpërdrejt nga kjo bankë, dhe jo përmes bankave komerciale kamatat do të ishin më të ulëta dhe afati i kthimit më i gjatë, thanë përfaqësuesit e tre odave ekonomike pas takimit me zëvendëskryeministrin Zoran Stavrevski, ministrin e ekonomisë Fatmir Besimi dhe guvernatorin e bankës qëndrore Petar Goshev. Që të arrihet kjo ata kërkuan ndryshim të ligjit për këtë bankë.

"Ne në pjesën e ndihmës për eksportin e mallërave të kompnive të mëdha, propozojmë të jepen garanca ndaj bankave komerciale për riprogramim të huave në një periudhë më të gjatë, që do të ishte shumë e rëndësishme në kët moment për kompanitë, ndërsa bëhet fjalë për garanca në afat mesatar prej 5 viteve", tha kryetari i Odës ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski.

Drejtori i OEMVP-së, Blerim Zllatku tha se në takimin e sotëm ishte biseduar për mundësitë që mund ti jepen kësaj banke për të ndryshuar funksionimin e saj, në kreditimin direct të ndërrmarjeve dhe në konceptin e fondit garantues.

Zëvendëskryeministri Stavrevski tha se qeveria është e interesuar të ndihmojë, dhe për të arritur marrëveshje konkrete do të takohet sërish me përfaqësuesit e bizneseve.

"Ajo që u morrëm vesh është të shqyrtohen mundësitë për kredimitim direkt, në segmente saktë të precizuara, para së gjithash të ndërrmarjeve të vogla dhe të mesme dhe përkrahje të eksportit, këto janë dy segmente ku banka mund të jetë më efikase", deklaroi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Zoran Stavrevski.

Tre Odat ekonomike të Maqedonisë janë të bindura se nëse Banka për përkrahjen e zhvillimit, u ndan atyre kredi kjo do të ulte shkallët e interesit të bankave komerciale, gjë që do të shtonte konkurencën mes tyre.

Naim Vrenezi

Publikuar: 20.12.2008 | 15:16
Lexuar: 530 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime