Igli Tare pritet që të shkarkohet nga posti i drejtorit sportiv të klubit italian Lazio. Këtë e ka bërë të ditur gazeta italiane "La Repubblica" të enjten.
Por, ish-kapiteni i kombëtares së Shqipërisë do të vazhdojë të mbetet pjesë e klubit roman. "Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit, por në një post tjetër.
Tare ka edhe një vit kontratë dhe në këtë mënyrë deri në vitin 2011 prezenca e tij në klubin e kryeqytetit është më se e sigurt. Si mësohet nga burime pranë klubit, presidenti Claudio Lotito duket se nuk ka ndërmend ta largojë ish-sulmuesin e Lacios, por nga roli i drejtorit sportiv ai është i destinuar të pranojë rolin e vëzhguesit të talenteve", ka shkruar "La Repubblica".
Sipas gazetës, presidenti i Lazios, Lotito, ka filluar kërkimet për drejtor sportiv të ri. Drejtor sportiv i Lazios Tare u emërua në verë të vitit 2008.