E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gjatë karrierës së tij politike ai nuk ka pasur asnjëherë frikë të thërriste në ndihmë ndjenjat e popullit të tij. Si kryebashkiak i Varshavës, ai ka ndaluar dy herë zhvillimin e paradave të homoseksualëve në kryeqytet, si dhe ka mbështetur publikisht rivendosjen e dënimit me vdekje.
Kaēinski, burrėshtetas qė kėrkonte transformim











Lech Kaçinski ka qenë një figurë kontroverse në arenën ndërkombëtare, por politikat e tij të qendrës së djathtë kanë gjetur mbështetjen e shumë polakëve.

Gjatë karrierës së tij politike ai nuk ka pasur asnjëherë frikë të thërriste në ndihmë ndjenjat e popullit të tij. Si kryebashkiak i Varshavës, ai ka ndaluar dy herë zhvillimin e paradave të homoseksualëve në kryeqytet, si dhe ka mbështetur publikisht rivendosjen e dënimit me vdekje.

Ai u zgjodh president i Polonisë në vitin 2005 si kandidat i Partisë për Ligj dhe Drejtësi. Gjatë fushatës së tij elektorale Kaçinski këmbëngulte se polakët kishin nevojë për një president që të mbronte interesat e tij.

Ai thoshte se një Poloni post komuniste shpesh e quajtur si Republika e Tretë kishte nevojë për një transformim radikal në një Republikë të Katërt, të bazuar në drejtësinë sociale dhe në një shtet të fortë. Partia për Ligj dhe Drejtësi, e cila mbështetet në vlerat tradicionale të Kishës Katolike Romane, u themelua nga ai dhe vëllai i tij binjak Jaroslav në vitin 2001.

Dy vëllezërit u bënë të famshëm në moshën 12 vjeçare si protagonistë të filmit “Dy djemtë që vodhën Hënën”. Lech Kaçinski ndoqi vëllanë e tij në lëvizjen kundër qeverisë në vitin 1970 dhe shërbeu si këshilltar në komitetin e grevës në Gdansk gjatë protestës së Solidaritetit në gusht të 1980-ës.

Babai i tyre ka marrë pjesë në forcat e Rezistencës së Luftës së Dytë Botërore.

Publikuar: 10.04.2010 | 21:23
Lexuar: 480 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime