Njëri prej banorëve të mëparshëm në Shpija e Kosovës, Meti kishte dalë nga shtëpia pikërisht për debatin e tij të ashpër me banorët e tjerë, por ishte kthyer dhe prapë kishte dalë për të njëjtat arsye
Ashtu sikurse në spektaklin e mëparshëm Shpija e Kosovës, ku nuk pamë asgjë tjetër përpos luftë fjalësh në mes të banorëve të shtëpisë, njëjtë është duke ndodhur edhe në VIP Shpija. Hiç më pak se dy tri ditë më parë, banorja nga Shqipëria, Rrezarta Shkurta dhe këngëtarja nga Tetova Big Mama kanë dhënë shembullin e vërtetë të fytyrës së estradës dhe realitetin e tyre se si ato nuk mund të jetojnë në një shpi.
Pasi kanë pasur kontradikta me ushqimin, Big Mama është çuar në këmbë në mbrëmjen e së enjtes duke i thënë Rrezartës Ti je një pizd femër. Je dyfytyrëshe dhe je qelbësirë.
Ky është vetëm kulmi i asaj se çfarë ka ndodhur në këtë të ashtuquajtur spektakël.
Pikërisht në Shpija e Kosovës kishte ndodhur edhe një gabim trashanik kur njëra prej banorëve nuk e dinte se kush është Adolf Hitleri dhe as Albert Ajnshtajni.
Ndërkaq, në VIP Shpija, pjesëtarët e estradës kosovare duke u përpjekur që të përqeshin katunarinë, ata bëhen vetë të këtillë pasi që ishte Rrezarta ajo që bënte kinse salltanet në ushqim dhe preferonte pastat italiane.
Big Mama nuk ka pasur problem vetëm me Rrezartën, por edhe me një VIP tjetër nga Shqipëria, me modelen Afroviti Goge, e cila po ashtu kishte problem me Biggin.
Si zakonisht edhe këtë problem organizatorët e Shpisë e kanë zgjidhur në shpajz.
Kjo nuk është hera e parë që ky spektakël përballet me probleme të natyrës së këtillë.
Njëri prej banorëve të mëparshëm në Shpija e Kosovës, Meti kishte dalë nga shtëpia pikërisht për debatin e tij të ashpër me banorët e tjerë, por ishte kthyer dhe prapë kishte dalë për të njëjtat arsye.
Dhe shpajzi për të cilin mendohet se merren vetëm intervista, tani më sa duket po shërben edhe për pajtim të estradës. Shuki, si një djalë urban që është, duhet të mendojë më mirë se si ti qetësojë këngëtarët, përndryshe mund të ndodhin luftëra edhe më të mëdha. Jo vetëm luftë fjalësh, por edhe luftë karrigesh!