E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Vetëm dy muaj para sezonit turistik, drejtuesit e ndërmarrjes komunalë kurrsesi nuk arrijnë të gjejnë një mënyrë për ta kapërcyer këtë problem serioz. Drejtori, Petko Kutanoski pranon se gjendja është vërtetë e rëndë, por konsideron se problemi nuk qëndron në udhëheqjen, por tek disa të punësuar.
Struga disa ditė mbytet nga plehrat








Kontejnerët janë përplot, deponi ilegale ka në çdo hap edhe në qendrën e qytetit të Strugës. Të punësuarit në ndërmarrjen publike komunale refuzojë që ta pastrojnë qytetin, sepse nuk u është paguar rroga dhe kontributet për sigurimin pensional. Qytetarët me habi shikojnë pamjet në qytet, pasi kush e di se për të satën herë Struga po përballet me problemin e njëjtë.

Vetëm dy muaj para sezonit turistik, drejtuesit e ndërmarrjes komunalë kurrsesi nuk arrijnë të gjejnë një mënyrë për ta kapërcyer këtë problem serioz. Drejtori, Petko Kutanoski pranon se gjendja është vërtetë e rëndë, por konsideron se problemi nuk qëndron në udhëheqjen, por tek disa të punësuar.

”Dje morëm rrogën, në ditën e 27-të të rrogës së fundit të marrë, pra nuk kaloi as një muaj andaj mendoj se kjo nuk është një qëndrim korrekt edhe ndaj qytetarëve dhe ndaj neve që po e bëjnë disa njerëz të cilët e keqpërdorin gjendjen e vështirë financiare të pjesës më të madhe të punësuarve. Është njoftuar sindikata se greva është jo-legjitime”, u shpreh Petko Kutanoski, drejtor i ndërmarrjes “Komunallno” në Strugë.

Sipas Kutanovskit greva është jo-legjitime për shkak se ajo ishte paralajmëruar vetëm 20 orë para se të mbahet, ndonëse sipas ligjit duhet të jetë paralajmëruar të paktën 15 ditë më parë. Ai paralajmëroi se kundër organizatorëve do të ndërmerren masa përkatëse. Por, me ose pa punëtorët, ndërmarrja komunale prej të hënës do t’i mbledhë plehrat, por Kutanoski nuk tregoi se në cilën mënyrë.

Nga sindikata deklaruan shkurt se nuk do të punojë derisa nuk iu paguhen të gjitha rrogat. Ndërkaq, pamjet nga terreni janë mjaft të qarta. Ata që të paktën sot erdhën shkurt deri në Strugë, kurse prej tyre kishte edhe grekë dhe bullgarë, si dhe mysafirë nga Kosova dhe Shqipëria, me habi shikonin plehrat, që e bllokuan qytetin nga të gjitha anët.

Miki Trajkovski

Publikuar: 11.04.2010 | 06:19
Lexuar: 721 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime