Besimi dhe Prifti, siç kumtoi Ministria e Ekonomisë së Maqedonisë, kanë biseduar edhe për përforcimin e bashkëpunimit në energjetikë dhe zhvillimin e infrastrukturës për Korridorin 8, me qëllim të ndjekjes së situatës me vendet tjera të rajonit.
Të përshpejtohet procedura për verifikimin e Protokollit shtesë për liberalizimin e mëtejshëm të tregtisë me prodhimet bujqësore në suaza të CEFTA-s, me qëllim që ajo të zbatohet nga 1 korriku i vitit 2010, janë dakorduar ministrat e ekonomisë së Maqedonisë dhe të Shqipërisë, Fatmir Besimi dhe Dritan Prifti në takimin e djeshëm në Tiranë.
Pas zbatimit të procedurës për ratifikimin e Protokollit, Maqedonia dhe Shqipëria do të mundet që tregtinë e tërësishme me prodhimet bujqësore ta kryejnë pa doganë.
Të dyja vendet n suaza të CEFTA-s ka liberalizuar 54 për qind nga tregtia me prodhime bujqësore. Protokolli shtesë, i cili do të blhet pjesë përbërëse e Marrëveshjes CEFTA pas ratifikimit të saj, do të mundësojë që të tjerat 46 për qind nga prodhimet bujqësore të cilat janë lëndë e doganës së plotë apo kuotës, të liberalizohen gjegjësisht të importohen në të dyja palët pa doganë.
Besimi dhe Prifti, siç kumtoi Ministria e Ekonomisë së Maqedonisë, kanë biseduar edhe për përforcimin e bashkëpunimit në energjetikë dhe zhvillimin e infrastrukturës për Korridorin 8, me qëllim të ndjekjes së situatës me vendet tjera të rajonit.
Besimi e ka ftuar Priftin në takim pune në Republikën e Maqedonisë në të cilën do të diskutohet edhe për mundësi të reja të bashkëpunimit dhe pozicionimin e tyre në suaza të rajonit.