E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Në kuotën për vetëfinancim shuma më e madhe për studentët do të jetë 400 euro, përveç për fakultetet të cilët parashtruan çmime më të ulta për vetëfinancim nga ato të cilat i konfirmoi Qeveria", tha Todorov.
Zvogėlohet participimi pėr studime nė universitetet shtetėrore











Qeveria në seancën e mbrëmshme vendosi që në mënyrë të konsiderueshme ta ulë participimin për studime në universitetet shtetërore dhe konfirmoi që shuma më e lartë për bashkëfinancin e studimeve të jetë 400 euro, në vend të tanishmive 1.200 euro.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Nikolla Todorov në konferencën për shtyp e kumtoi vendimin, i cili pason pas kërkesës së parlamentit studentor të Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi" nga e premtja për uljen e participimit.

Shuma për kuotën shtetërore është unifikuar dhe është 200 euro për të gjitha fakultetet, ndërsa për studimet disperzive në kuotën e rregullt është 100 euro.

"Në kuotën për vetëfinancim shuma më e madhe për studentët do të jetë 400 euro, përveç për fakultetet të cilët parashtruan çmime më të ulta për vetëfinancim nga ato të cilat i konfirmoi Qeveria", tha Todorov.

Ai theksoi se vendimi është përkatës në krizën ekonomike globale dhe është në funskion të përmirësimit të standartit të studentëve. Kjo bazohet në analizën e Qeverisë sipas së cilës në Maqedoni participimi është mes më të lartave në Evropë dhe se disa studime këtu janë më të shtrenjta nga të njëjtat në disa vende evropiane-perëndimore.

Në vitet e kaluara shumë më të lartë për participim kanë paguar studentët e mjekësisë së përgjithshme (1.200 euro). Në mesin e studimeve më të shtrenjta me bashkëfinancim ishin edhe teknologjitë informatike (980 euro), E-biznesi dhe shkencat juridike (800 euro).

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse ulja drastike e çmimeve negativisht do të ndikojë në buxhetet e universiteteve, Todorov tha se fillimisht duhet të shihet struktura e të ardhurave të cilët do të ishin të kanosura.

Sipas propozim-konkursit për regjistrim në vitin e parë akademik 2010/2011, në Universitetet "Shën Cirili dhe Metodi" do të ketë 11.928 vende të lira, në Universitetin "Shën Klimenti i Ohrit" në Manastir 4.275, në Universitetet Shtetëror të Tetovës 4.465, në Universitetin në Shtip "Goce Dellçev" 5.913 dhe në Universitetin për Shkenca Informatike dhe Teknologjike "Shën Apostoll Pavle" në Ohër të lira do të jenë 300 vende.

Studime disperzive të reja do të ketë në Universitetin "Shën Cirili dhe Metodi" - Fakulteti i Ndertimtarisë do të ketë studime disperzive në Kriva pallankë dhe Fakulteti Teknologjik-Metalurgjik do të ketë studime për metalurgji dhe materie metalike në Kavadar.

Publikuar: 12.04.2010 | 00:51
Lexuar: 604 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime