Një delegacion i FMN-së sot në Bruksel do të takohet me përfaqësues grekë dhe të Komisionit Evropian dhe Bankës Qendrore Evropiane.
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) paralajmëroi se është i gatshme së bashku me vendet e eurozonës nëse është e domosdoshme t'i sigurojë ndihmë financiare Greqisë.
Një delegacion i FMN-së sot në Bruksel do të takohet me përfaqësues grekë dhe të Komisionit Evropian dhe Bankës Qendrore Evropiane.
"E përshëndes deklaratën për planin për mbështetje financiare, që do t'i jepet Greqisë nga ana e eurozonës, nëse ajo është e domosdoshme, me qëllim që të mbrohet stabiliteti i eurozonës", thuhet në kumtesën e drejtorit të përgjithshëm të FMN-së, Dominik Shtros-Kan.
Ai theksoi se marrëveshja e arritur midis ministrave të financave të eurozonës, Komisionit Evropian dhe Bankës Qendrore Evropiane është hap shumë i rëndësishëm./mia/